Banka e Shqipërisë ka prezantuar sot në një ceremoni serinë së re të kartëmonedhave Shqiptare. Në një ceremoni të mbajtur brenda ambjenteve të Bankës së Shqipërise, guvernatori Gent Sejko prezantoi kartmoedhat me dizenjo të re.
Sejko theksoi se pas më shumë se 20 vite, dizajni i kartëmonedhave të qarkullimit vjen i rifreskuar dhe me elemente sigurie të përmirësuara.
Tashmë kartëmonedha shqiptare ka një pamje krejtësisht moderne dhe në të njëjtën kohë është më rezistente, me cilësi, integritet dhe besueshmëri të lartë.