• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhet e koduara që po ‘trazojnë’ PS-në/ Bujar Kapexhiu publikon perlën e rradhës

22:14 : 11/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Pak përpara se Presidenti Ilir Meta të niste dëshminë e tij në Komisionin Hetimor Parlamentar, një tjetër lajm i rëndësishëm po konsumohej në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Kryeministri Edi Rama po kritikonte ashpër deputetët e tij, duke u thënë se socialistët rrezikojnë të humbasin pushtetin.

“PS-ja s’mund të qëndrojë në pushtet duke ngrënë dhjamin e vet. S’mund të shkojmë në zgjedhje dhe të përsërisim të njëjtat gjëra, sepse do shkojmë të humbim. Ka një mënyrë për ta kaluar këtë gjë, të transformojmë PS-në. Ato takime me të njëjtat fytyra, me të njëjtat pazare, me të njëjtat dallavere duhet të marrin fund. As PS-ja dhe as unë se mbajmë dot me këtë maskaradë, këto zullume që bëhen nëpër zyrat e shtetit,” raportohet të ketë thënë Rama para deputetëve të tij.

Interpretimi në shumicën e mediave ishte se kryeministri po tenton sërish të kalojë përgjegjësinë nga vetja, në drejtim të të tjerëve, në këtë rast në drejtim të deputetëve dhe drejtorëve.

Sikur të mos mjaftonte kjo, dy ditë më pas, kyeministri lëshoi një tjetër mesazh të koduar.

“Të jesh i sigurt se nuk kam patur nevojë të ulem në një stol për të parë çfarë po më bëjnë buburrecat nga poshtë, rri në këmbë dhe shoh buburrecat që gërryejnë”, iu përgjigj Edi Rama njërit prej komentuesve online.

Lexo edhe:

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja

Po cilët janë buburrecat që po gërryejnë Edi Ramën?

Në mesin e këtij diskutimi me mesazhe të koduara, Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dënimin me 12 vite burg për ish-krahun e djathtë të Ramës, ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Si zakonisht, edhe Tahiri vazhdoi me mesazhet e fshehta, ku përfshiu në historinë e zullumeve kryeministrin, por edhe ish-ministren Mimi Kodheli dhe ministra të tjerë të PS.

Sipas Deutsche Welle: “Tahiri duket, se e ka vënë në vështirësi organin e akuzës që dha pretencën ndaj tij për 12 vjet burg, kur u ndal në domethënien e një përgjimi, që i përket vitit 2013 dhe fushatës së PS për zgjedhjet parlamentare të 2013, që sollën PS në pushtet”.

Por çfarë tha konkretisht Tahiri?

“Nëse Prokuroria ka një përgjim, ku ministri i Brendshëm harxhon 20 milionë euro në fushatë, kur kisha vetëm 1 muaj në detyrë ndërkohë dhe dy trafikantë bisedonin që ai merr 5 milionë euro apo harxhon 20 milionë euro në fushatë elektorale, nëse Prokuroria e merr seriozisht këtë përgjim duhet të bënte hatanë, nuk duhet të kursente njeri pa hetuar, duhet të kishte hapur hetim pas hetimi, ç’është ky njeri, kjo parti, këta njerëz që harxhokan 20 milionë euro në një fushatë elektorale”, tha Tahiri.

Kurse për historinë e shumëpërfolur të radareve ai tha: “Prokuroria pretendon se janë fikur radarët dhe pse nuk ma atribuon direkt mua, e lë të kuptohet që mund ta kem bërë unë. Por kjo nuk qëndron, dua të theksoj se unë i kam dërguar shkresë sekrete Ministrisë së Mbrojtjes në lidhje me mosfunksionimin e radarëve. Këtë e kam bërë pak pasi erdha në detyrë, si thoni ju, se si pjesë e këtij grupi unë do punoja kundër tij? Nëse unë i kam mbështetur ata, do të kërkoja vënien në punë të radarëve?!” Kurse Mimi Kodheli reagoi duke e quajtur një goditje nën brez.

“Unë kam qëndruar në hotele që maksimumi shkonin në 140 euro nata, jo si kjo tjetra që doli me 900 euro”, tha Tahiri në Gjykatë, duke iu referuar akuzave të fundit për ministrat e qeverisë. Këtë thënie e shpjegoi edhe jashtë për mediat, ku tha se kjo nuk ishte kod, pasi ishte treguar shumë i drejtpërdrejtë.

“S’kam asnjë kod, unë jam shumë i drejtpërdrejtë, përtoj të gënjej, e kam kollaj të them çfarë mendoj drejtpërdrejt. E përmenda atë që unë kam shpenzuar 140 euro, ndërsa të tjerë 900 euro nata në hotel, siç përmenda edhe veten se më kanë akuzuar që kam përdorur hotel 1 mijë euro nata”.

Ky dukej ishte edhe një mesazh që shkon për ish-rivalin e tij në garën e pasuesit të Ramës në krye të PS, Erion Veliaj.

Botuar në Mapo.al (Karikatura e Bujar Kapexhiut)

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025
Christian Nunes
SPORT

Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja

15:50 : 14/07/2025
BOTA

Lufta/ Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

15:48 : 14/07/2025
AKTUALITET

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

15:45 : 14/07/2025
AKTUALITET

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët kundër: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

15:34 : 14/07/2025
SPORT

Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina

15:31 : 14/07/2025
Para

Kandaja shkon drejt zgjedhjeve të përgjithshme, Justin Trudeau në pozita jo të favorshme

TË GJITHA

Dyshohet se nuk i dhanë shërbimin e duhur një 69-vjeçareje, vihen nën hetim 5 mjekë në Durrës

15:53 : 14/07/2025
Christian Nunes

Një spanjoll dhe një latino-amerikan për Flamurtarin, klubi vlonjat prezanton afrimet e reja

15:50 : 14/07/2025

Lufta/ Zelensky dhe i dërguari i SHBA-së bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

15:48 : 14/07/2025

20 mijë euro “gjobë” pronarit të një lokali, GJKKO jep dënimin për ish shefin e anti-drogës në Durrës

15:45 : 14/07/2025

Burg për parkimin “dysh”? Ekspertët kundër: Në qeli vetëm problematikët, të tjerët gjoba të rënda

15:34 : 14/07/2025

Tirana emëron trajnerin e ri, kush është 39-vjeçari i “panjohur” që iu besua pankina

15:31 : 14/07/2025

Tre vatra zjarri aktive në Drenovë të Mallakastrës

15:27 : 14/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com