Për shkak të mosshlyerjes së faturave nga Ndërmarrja e Trajtimit Studentor godinat e konvikteve të universitetit “Eqerem Çabej” në Gjirokastër kanë mbetur pa ujë.
Debia shkon në rreth 25 milionë lekë të vjetra. Mësohet se ky borxh i konsiderueshëm është krijuar vitet e fundit.
Nuk dihet përse nuk shlyeshin faturat e ujit dhe ku përfundonin paratë që paguanin studentët apo qoftë edhe fondet që i alokoheshin Ndërmarrjes së Studentëve nga Ministria e Financave. Ndërmarrja e Trajtimit Studentor në Gjirokastër drejtohet nga Doriana Demo prej nëntorit të vitit 2017.














