• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Sa më parë dialog gjithëpërfshirës mes palëve”, DW: OSBE/ODIHR rekomandim Tiranës

11:04 : 07/09/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

“Me qëllim forcimin e demokracisë pluraliste, riafirmimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demonstruar përgjegjësi të përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara elektorale duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore,” thekson raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, i publikuar në mbrëmjen e së enjtes, (5.09.2019).

Lokalet 2019 legjitime, publiku me besim të minuar

Ulja e palëve në tryezën e bisedimeve dhe kryerja e reformës zgjedhore konsiderohen parakushti vendimtar që Shqipëria të ndahet njëherë e mirë nga zgjedhje “atipike, pa pjesëmarrjen e opozitës” si janë cilësuar Lokalet 2019 të 30 qershorit nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ ODIHR-it.

Gjetjet në raportin përfundimtar pasqyrojnë një realitet që ka nevojë emergjente të ndryshojë, në një vend anëtar të NATO-s që kërkon të bëhet anëtar i BE.

Në krye të tyre është fakti i njohur se Lokalet 2019 u zhvilluan në kushtet e krizës politike dhe institucionale, të shkaktuar nga “antagonizmi i gjatë mes PS, partisë në pushet dhe PD, në opozitë, që bashkë me LSI, doli nga Parlament dhe vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe formimin e një qeverie teknike,” thekon raporti.

Lexo edhe:

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

Votuesit u ndodhën përballë pasigurisë ligjore dhe bllokimit të institucioneve kryesore ”si pasojë e ҫ’fuqizimit me dekret nga Presidenti Meta i datës 30 qershor si datë e zgjedhjeve lokale 2019”. Raporti citon Metën të ketë kryer anulimin e datës 30 qershor për “të siguruar pluralizmin politik dhe sigurinë publike”.

Mosnjohja e dekretit ҫ’fuqizues të Metës nga Parlamenti, vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Kolegjit Zgjedhor për të vijuar procesin zgjedhor, fillimi i procedurave të shkarkimit të Metës , krijuan një situatë që “minoi besimin e publikut në legjitimitetin e zgjedhjeve”, vë në dukje raporti.

Ku nuk u plotësuan rekomandimet e OSBE/ ODIHR-it?

Raporti konstaton mosplotësimin e rekomandimeve të OSBE/ ODIHR-it në zgjedhjet e mëparshme. Ai vë në dukje, se rekomandime të tilla si depolitizimi i administratës zgjedhore, kufizimi i përqendrimit të pronësisë së medias, garantimi i pavarësisë editoriale të transmetuesit publik dhe ndalimi i prodhimit të materialeve mediatike nga partitë politike duhen plotësuar përmes kryerjes së reformës zgjedhore.

OSBE/ODIHR nxjerr në dritë presionin e ushtruar ndaj të punësuarve në administratën publike “për të demonstruar preferencën e tyre politike”, votimin familjar, moslejimin e hyrjes së pavarur të votuesve me aftësi të kufizuar në 2/3 e gjithë qendrave të votimit dhe mospërputhjen e shifrave zyrtare për pjesëmarrjen në votime me ato të opozitës.

“KQZ pranoi kërkesa për pavlefshmëri të rezultateve të zgjedhjeve në më shumë se 40 bashki, kryesisht për shkak të ndryshimit të pretenduar midis pjesëmarrjes zyrtare dhe të dhënave të raportuara nga vëzhguesit e opozitës, të cilat i refuzoi për shkak të mungesës së dëshmive e provave” thekson raporti.

Qeveria dhe opozita përballë raportit

Qeveria dhe opozita mbajnë qëndrime të ndryshme ndaj raportit dhe rekomandimit prioritar për të nisur sa më parë dialogun dhe kryer reformën zgjedhore.

Kryeministri Rama e vlerëson raportin si “ҫertifikim të legjitimitetit të Lokaleve 2019” dhe flet për plotësimin e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it në zgjedhjet parlamentare të radhës, në 2021 ” përmes dialogut dhe bashkëpunimit”.

Por opozita e sheh raportin si “rrëzim në çdo aspekt të farsës dhe zgjedhjeve ilegjitime të 30 qershorit”. Sipas kreut të PD, Basha raporti përfundimtar i OSBE / ODIHR-it flet “për shkatërrim të qëllimshëm të së drejtës së popullit për të zgjedhur”.

Raporti i OSBE/ODIHR-it dhe hapja e negociatave

Ministri në detyrë për Europën dhe Çështjet e Jashtme, Genti Cakaj, në një konferencë shtypi të premten, (6.09) enkas për raportin e OSBE/ODIHR-it, u ndal në rolin që ky raport mund të luajë në gjetjet e tij në hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, muajin e ardhshëm në tetor.

Ai këmbënguli, se raporti kritikon së shumti opozitën, se situata problematike gjeneroi për shkak të bojkotit të zgjedhjeve prej saj. Por në fund të fundit, raporti legjitimon Lokalet 2019, theksoi Cakaj. Duke u ndalur në qëndrimin e opozitës ai bëri me dije se “ka patur angazhim aktiv të disa qarqeve të opozitës për të prodhuar disinformacion masiv dhe sabotuar procesin elektoral.

Ka patur përpjekje aktive për të minuar mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit në tetor. Qeveria nuk mohon, se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje shumë më të konsoliduara dhe cilësore, sesa ato të 30 qershorit.”

Që Shqipëria të arrijë të ketë zgjedhje konform të gjitha standardeve ndërkombëtare dhe demokratike lypset dialogu dhe bashkëpunimi qeveri- opozitë. Por tani për tani ai duket ende larg.

Opozita jashtëparlamentare ka paralajmëruar rifillimin këtë muaj të protestave për të rrëzuar kryeministrin Rama si rruga e vetme sipas saj, për të nxjerrë vendin nga kriza e gjatë politike.

Nëse opozita rifillon protestat e saj antiqeveritare për të rrëzuar Ramën, mision që nuk arriti ta realizojë me protestat 5 mujore shkurt-qershor, ky do të jetë vijim i dështimit të kompromisit dhe uljes në tryezën e bisedimeve dhe pritet të ndikojë negativisht lidhur me vendimin për hapjen e negociatave. /DW

 

Lajme të lidhura

SHOW BIZ

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025
SPORT

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025
BOTA

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025
SPORT

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025
AKTUALITET

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025
Para

‘Venecia’ zbarkon në Tiranë me 10 shtator/ Takim me Ramën dhe Ruçin për shkarkimin e Metës

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com