Musa Ulqini, Senida Mesi, Luan Harusha dhe Arben Pëllumbi, janë caktuar si kordinatorët e rinj të PS-së për rajonin e Veriut. Në këtë mënyrë Rama i ka besuar rajonin e Veriut 4 deputetëve, dy prej të cilëve i përkasin Qarkut të Shkodrës.
Referuar emrave të zgjedhur, vetëm një prej tyre ka eksperiencë të gjatë me strukturat e PS-së, dhe ai është Musa Ulqini. Ndërsa Arben Pëllumbi, djali i ish-deputetit Servet Pëllumbi, i njohur ndryshe edhe si “profesori i socialistëve”, duket se është angazhuar në proces për shkak të njohjeve dhe influencave të babait të tij në rradhët e socialistëve të vjetër, që duket se janë lënë pas dore nga Rilindasit e rinj.
Në mbledhjen e rradhës të zhvilluar nuk ka qenë i pranishëm Kryeministri Edi Rama, i cili ka zgjedhur të shkojë në Vlorë.
Mësohet se diskutimet janë përqëndruar te dorëheqjet e drejtorëve, sikundër i ka drejtuar apelin Edi Rama, dhe emrat që do t’i zëvendësojnë.
Gjithashtu është diskutuar mbi organizimin e strukturave të partisë, veçanërisht në Shkodër.