Përditësuar/ Zyrtarë të QKUK-së kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë edhe personi i dytë si pasojë e plagëve të marra gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1” në Prishtinë.
“Ka vdekur edhe personi i dytë, i cili përkundër përpjekjeve të mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë nuk ka arritur të mbijetojë”, tha zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.
***
Të shtëna me armë në Prishtinë, humb jetën një nga të plagosurit
Nga Qendra Klinike Universitare, mësohet se njëri nga tre të plagosurit ka vdekur. Ndërkaq, gjendja e të plagosurve të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, raportohet se është arrestuar një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes.
Publikohet video/ Ja momenti kur plagosen katër persona në kryeqytet
***
E rëndë në Prishtinë, 4 të plagosur
Katër persona raportohet të kenë mbetur të plagosur në kryeqytetin e Kosovës këtë të enjte.
Në një fotografi të publikuar nga Express shihen persona të shtrirë në afërsi të një objekti. Në vendin e ngjarjes shihet se ka mbërritur edhe policia. Deri më tani nuk dihet motivet e ngjarjes.
Dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë thënë se aty e kanë parë një person me kallashnikov, raporton media kosovare.
“Sot rreth orës 16:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë hasë në katër persona të plagosur, te njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë zëdhënësja e policisë së Prishtinës.