• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skema e mashtrimit me TVSH, kush janë biznesmenët e arrestuar/ Emrat

01:58 : 05/09/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRONIKE, KRYESORE

Me urdhër të Prokurorisë së Tiranës, Policia e Shtetit, në bashkëpunim me hetimin tatimor, ndërmorri mbrëmjen e së mërkurës një operacion të gjerë për ndalimin e disa personave, mes të cilëve edhe biznesmenë, që dyshohet se kishin ngritur skema mashtruese për tvsh.

Dyshimet janë se të arrestuarit kishin krijuar firma fiktime, me qëllim shmangien e pagesave të detyrimeve.

Megjithëse ende nuk ka një shifër zyrtare, mendohet se dëmi i krijuar është disa milionë euro.

Fillimisht mësohet se janë shoqëruar rreth 50 persona, por rreth 15 prej tyre janë arrestuar, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mësohet se abuzimet i përkasin periudhës 2017-2019, ndërsa operacioni është në vazhdën e atyre të ndërmarra më parë për goditjen fenomenit.

Lexo edhe:

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

Riaktivizimi i Nord Stream, Merz kundër planit të fshehtë Putin-Trump

Në operacionin e djeshëm janë ndaluar biznesmenë të fushave të ndryshme, përfshi këtu edhe administrator të policive private.

Një nga emrat e arrestua është ai i Besnik Pelivanit, i cili është administrator i kompanisë së ndërtimit A.B.BE.

Ilia Dimo, është një tjetër emër i arrestuar, ndërkohë që në pranga kanë rënë edhe Haxhi Sala pronar i kompanisë ‘LEKSI SECURITY’ dhe Astrit Lala, i cili po ashtu është ortak i kompanisë ‘LEKSI SECURITY ’.

Referuar të dhënave Leksi Security shtrin aktivitetin nga ruajtja e objekteve dhe institucioneve publike dhe private, te instalim dhe përdorim i sinjalistikës të radioalarmit dhe pajisjeve te pajisjeve te tjera te vëzhgimit, si dhe shoqërimin dhe ruajtjen e vlerave monetare. Gjithashtu në veprimtarinë e saj përfshihet furnizim, instalim dhe mirëmbajtje i pajisjeve te telekomunikacionit dhe radio ndërlidhjes/import eksport me shumicë dhe pakicë i materialeve te teknologjisë 2 elektrike dhe elektronike, pajisje për navigacion. Import eksporte dhe shitje, ndërtim dhe mirëmbajtje e avionëve dhe pjesëve të tyre, detektive dhe investigues private.

Po kështu është arrestuar Shpresa Joanidhi, një tjetër administratore biznesi, e cila ka qenë edhe kandidate për deputete për qarkun e Gjirokastrës pak vite më parë.

Fatmir Firi, administrator i kompanisë ARB & TRANS 2010, është një tjetër emër i arrestuar me urdhër të prokurorisë. Kompania në fjalë është e regjistruar për eksportimin dhe importimin, tregtimi me shumicë e pakicë i mallrave industriale, bujqësore, blegtorale, automjete e pjesë këmbimi, pajisje elektroshtëpiake, elektronike materiale ndërtimi te çdo lloji, lendë drusore, bojrave të ndryshme plastike për mure e fasada, kimikate dhe lënde të para, prodhime druri etj. Kompania ka aktivitet në fushën e transportit të brendshem e të jashtëm për udhëtarë e për mallra në mënyrë tokësore si dhe servise për të gjitha llojet e automjeteve. Gjithashtu ka aktivitet në fushën e ndërtimit, gërmim dheu dhe prodhim materiale ndërtimi, etj.

Operacioni është ndërmarrë pas një hetimi disa mujor. Mësohet se personat e arrestuar dyshohet se kanë rregjistruar subjekte tregtare në mënyrë fiktive, pa asnjë lloj aktiviteti, me qëllim tërheqjes e blloqeve Tatimore të TVSH-së, duke lëshuar fatura TVSH-je shitje (fiktive) për subjekte të treta.

Në këtë mënyrë është krijuar një skemë mashtrimi përmes të cilës kryeshin shitje fictive, por duke bërë të mundur kreditimin e TVSH-së në blerje.

Burimet bëjnë të ditur se përmes kësaj veprimtarie anti-ligjore janë konsumuar veprat penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, “Fshehje të të Ardhurash”, “Mospagim të Taksave dhe Tatimeve”.

Lajme të lidhura

BOTA

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

18:11 : 23/05/2025
Lajmet e Dites

Riaktivizimi i Nord Stream, Merz kundër planit të fshehtë Putin-Trump

17:58 : 23/05/2025
AKTUALITET

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

17:58 : 23/05/2025
AKTUALITET

Si u shndërrua Fondi Shqiptaro-Amerikan në një zgëqe burokratike që ndan miliona për rroga e bonuse

17:37 : 23/05/2025
BOTA

Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën anëtarët e ekuipazhit

17:29 : 23/05/2025
RAJONI

“Ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”/ Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Arbër Vokrri

17:18 : 23/05/2025
Para

Shqiptarët, më shumë akses në celular se në tualet

TË GJITHA

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

18:11 : 23/05/2025

Riaktivizimi i Nord Stream, Merz kundër planit të fshehtë Putin-Trump

17:58 : 23/05/2025

3 mijë € ryshfet policit, ndërmjetës Ervis Deti/ Si trafikanti i drogës kaloi ilegalisht drejt Italisë

17:58 : 23/05/2025

Si u shndërrua Fondi Shqiptaro-Amerikan në një zgëqe burokratike që ndan miliona për rroga e bonuse

17:37 : 23/05/2025

Rrëzohet helikopteri ushtarak, humbin jetën anëtarët e ekuipazhit

17:29 : 23/05/2025

“Ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”/ Kurti shkarkon nga detyra zv.ministrin Arbër Vokrri

17:18 : 23/05/2025

SHBA po grumbullon në “heshtje” ar, po rrit ndjeshëm rezervat

17:05 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com