Mëngjesin e kësaj të hëne, tregtarët e Korçës janë ngritur në protestë kundër tarifave të larta të qerasë që Bashkia ka vendosur ndaj tyre. Tregtarët e Merkatos, kanë ulur qepenat dhe kërkojnë mbylljen e tregut të shumicës, me argumentin se janë duke falimentuar.
Ata shprehen se nuk kanë të ardhura.
Madje kanë hedhur akuza të forta edhe ndaj Bashkisë që sipas tyre është duke i gënjyer.