• Kontakt
Sunday, July 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vetëvendosja fton kosovarët që jetojnë në Shqipëri që të regjistrohen për të votuar

18:56 : 01/09/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, RAJONI

Lëvizja Vetëvendosja fton të gjithë qytetarët kosovarë që jetojnë në Shqipëri, që të regjistrohen sa më parë për të votuar për zgjedhjet që do të zhvillohen në Kosovë.

Ja njoftimi i Vetëvendosjes:

Regjistrohu dhe voto nga Shqipëria tani nëse je me prejardhje nga Kosova

Në kuadër të fushatës “Pranvera shqiptare fillon nga Kosova” sot po bëjmë publik një fakt që nuk u është treguar shqiptarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Shqipëri. Të gjithë qytetarët që jetojnë në Republikën e Shqipërisë dhe kanë një dokument që vërteton se janë me prejardhje nga Kosova, ose që kanë një prind me prejardhje nga Kosova, kanë të drejtën e votës në zgjedhjet në Kosovë, edhe pa qenë shtetas. Ligjin që e mundëson realizimin e kësaj të drejte, Republika e Kosovës e ka miratuar kohë më parë për t’i dhënë të drejtën serbëve që janë larguar nga Kosova që të bëhen pjesë e proceseve të votimeve në Kosovë. Në çdo proces zgjedhor në Kosovë institucionet e Serbisë koordinohen që të çojnë në Kosovë me dhjetra mijëra vota me postë nga Serbia të atyre serbëve që nuk e kanë shtetësinë e Kosovës, por që dëshmojnë se janë me prejardhje nga Kosova. Mirëpo, edhe pse nuk është bërë publike më parë, e njëjta gjë vlen edhe për të gjithë shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë sot në Shqipëri. Çdo qytetar që jeton në Shqipëri dhe ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Shqipëri dhe ka një prind që ka lindur në Kosovë, ose çdo qytetar që jeton në Shqipëri dhe ka një prind që ka shtetësinë e Kosovës, ka të drejtën e votës në Kosovë.

Për ta ushtruar të drejtën e votës, shqiptarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Republikën e Shqipërisë, duhet të bëjnë menjëherë regjistrimin deri në datën 10 shtator 2019. Procesi i regjistrimit është shumë i thjeshtë, dhe për më tepër, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kosovë ka hapur një qendër thirrjesh për të lehtësuar procesin duke iu përgjigjur pyetjeve të të gjithë qytetarëve që duan të regjistrohen. Thirrjet mund të bëhen nga Shqipëria direkt me telefon ose edhe me Viber, apo WhatsApp, në numrat e telefonit:

Lexo edhe:

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

+383 45 953 181

+383 45 953 186

+383 49 223 563

+383 49 633 904.

Telefononi menjëherë për t’u sqaruar mbi procedurat e regjistrimit. Për më shumë informacion mund të vizitoni direkt edhe faqen e internetit të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) të Kosovës: http://www.kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/

Theksojmë se qytetarët mund ta bëjnë regjistrimin dhe pastaj të votojnë me postë edhe pa qenë shtetas të Kosovës. Ata që janë shtetas të Kosovës është shumë e rëndësishme të udhëtojnë në Kosovë për të votuar në datën 6 tetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Ata që nuk janë shtetas të Kosovës, por vërtetojnë prejardhjen nga Kosova, duhet të regjistrohen deri në datën 10 shtator për të votuar më tej me postë. Në vijim janë dy rastet e mënyrës së vërtetimit të prejardhjes nga Kosova për ata që jetojnë në Shqipëri:

  1. Nëse një qytetar ka lindur në Kosovë, por nuk ka shtetësinë e Kosovës, mund ta vërtetojë prejardhjen nga Kosova duke dorëzuar në internet një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi (certifikatë lindjeje, pasaportë të Ish Jugosllavisë ose UNMIK-ut, letërnjoftim të ish Jugosllavisë ose UNMIKU-t, apo edhe dokumente të tjerë). Ky dokument i Kosovës duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Republikës së Shqipërisë (letërnjoftimi, pasaporta, ose patenta e shoferit).
  2. Nësë një qytetar që jeton në Shqipëri, nuk ka lindur vetë në Kosovë, por ka një prind me prejadhje nga Kosova, apo me shtetësi të Kosovës, atëherë duhet të regjistrohet përmes internetit me një kopje (fotografi) të një dokumenti indentifikimi të prindit (certifikatë lindje, pasaportë të Ish Jugosllavisë, UNMIK-ut, ose Republikës së Kosovës, apo një letërnjoftim të ish Jugosllavisë, ose UNMIKU-t, apo të Republikës së Kosovës, por edhe dokumente të tjerë). Ky dokument nga Kosova duhet shoqëruar me një kopje (fotografi) të një dokumenti zyrtar identifikimi të Republikës së Shqipërisë (letërnjoftimi ose pasaporta, ose patenta e shoferit) si dhe një kopje (fotografi) e certifikatës familjare të qytetarit që jeton në Shqipëri dhe ka prindin me prejardhje nga Kosova.

Regjistrohuni sa më shpejtë të jetë e mundur. Telefononi për më shumë informacion e për ndihmë. Nënvizojmë se afati i fundit i regjistrimit është data 10 shtator. Të bashkuar do ta fillojmë ndryshimin e madh për shqiptarët me fitoren në këto zgjedhje në Kosovë.

Tiranë, 1 shtator 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

19:24 : 13/07/2025
AKTUALITET

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

18:48 : 13/07/2025
AKTUALITET

Zjarri masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj

18:33 : 13/07/2025
AKTUALITET

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

18:15 : 13/07/2025
BOTA

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

17:46 : 13/07/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

17:21 : 13/07/2025
Para

Lukaku kundërpërgjigjet: Ai paguhet për të thënë gjëra të tilla, por një gjë s'mund ta thotë

TË GJITHA

SPAK sekuestron vilën në Palasë dhe “Lamborghinin” luksoz në pronësi të Visar Miftarit

19:24 : 13/07/2025

Banorët e Himarës: Pushuesit po ikin nga rruga e keqe, bashkia e Tavos na ka harruar

18:48 : 13/07/2025

Zjarri masiv përfshin kodrat e Karinës, flakët përhapen në Peqin dhe Sinaballaj

18:33 : 13/07/2025

Zyrtarja e PD: Rama po vepron si komunistët, rrëmben tokat për të ndërtuar resorte oligarkët

18:15 : 13/07/2025

Austri/ Burri vret me armë një person, plagos gruan dhe më pas vetëvritet

17:46 : 13/07/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen 5 persona

17:21 : 13/07/2025

“Furtunë” edhe në Tiranë? Punonjësit e bashkisë dhe deputetët e PS përballë Ramës, çfarë pritet nesër…

17:01 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com