• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pse u anulua vizita e Ramës në Kanada? Iu refuzua pritja zyrtare, diaspora do e priste me protesta…

16:59 : 30/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Para disa ditësh, u njoftua pjesëmarrja e Kryeministrit Rama në një Forum Ekonomik që do të zhvillohet në datat 4-6 Shtator në Toronto, metropolin kanadez ku mendohet që jetojnë rreth 30,000 shqiptarë. Lajmi ishte konfirmuar nga dy burime. I pari burim, organizatorët e forumit në fjalë, ku Flasshqip u akreditua si media. I dyti, një mesazh i ambasadës shqiptare në Ottawa, shpërndarë te një rreth i ngushtë në formë ftese për një darke me Kryeministrin Rama në datën 6 shtator.

Fotografia e Ramës u shfaq për ditë me radhë në listën e pjesmarrësve. Befas dje, (29 Gusht) fotografia është hequr nga Website i International Economic Forum of the Americas dhe një mesazh i dytë i ambasadës ka njoftuar të ftuarit për anulimin e darkës me Edi Ramën, fakte që konfirmuan kësisoj plotësisht anullimin e vizitës private të Kryeministrit shqiptar në Kanada.

FlasShqip, një portal që drejtohet nga Taulant Dedja, ish-deputet i PS-së, i cili prej vitesh jeton në Kanada, përmes një e-mail drejtuar zyrës së informimit të Toronto Global Forum më datë 29 gusht, mori konfirmimin e anulimit të pjesëmarrjes së Kryeministrit Edi Rama në këtë forum.

Lista para anulimit

Nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij anulimi. Arsye mund të jetë situata e rëndë politike në Shqipëri, por një nga arsyet mund të jetë edhe refuzimi i autoriteteve më të larta të Ontarios dhe Kanadasë per t’i ofruar atij një pritje të veçantë në kushtet e një vizite me ftesë të një OJQ-je private.

Ajo që dihet me siguri është që marrëdhëniet me Kanadanë kanë pësuar një krisje qysh nga historia me kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Marrëveshja për mbrojtjen e Investimeve prej atij momenti ka mbetur pezull dhe nuk nënshkruhet nga Qeveria Kanadeze. Ndërkohë, kujtojmë që Kryeministri i vetëm që ka vizituar zyrtarisht Kanadanë ka qenë Berisha në vitin 2007 (pak para pranimit të Shqipërisë në NATO), ndërsa vizita e fundit zyrtare e rangut të lartë ka qenë ajo e Ministrit të Jashtëm Bushati në vitin 2015.

Lexo edhe:

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

Lajmi për ardhjen e Ramës krijoi jo pak reagime në radhët e komunitetit shqiptar në Kanada. Burime të sigurta provojnë që një pjesë e të ftuarve nuk konfirmuan pjesëmarrjen në darken me Kryeministrin, mes të cilëve edhe disa mbajtës të titullit “Ambasador i Kombit”, akorduar nga vetë Rama. Po kështu edhe nga radhët e kryetarëve të shoqatave shqiptare apo individualitete të shquara në komunitet.

Më një gjuhë diplomatike, por kuptueshëm refuzuese, iu përgjigjën Ambasadës dhe dy anëtarët e Këshillit Koordinativ të Diasporës Adriana Bejko dhe Ardian Radovicka. Këta të fundit, kërkuan publikisht që në vend të darkës të organizohej një takim i zgjeruar me komunitetin i Kryeministrit, me prezencën e mediave. Një reagim tejet kritik ndaj Ramës ishte dhe prononcimi publik i intelektualit Endrit Mullisi, me origjinë nga Elbasani, i cili për shumë vite ka kryer dhe funksionin e Pastorit të Kishës Ungjillore Shqiptare të Torontos.

Lista pas anulimit

Flasshqip u informua gjithashtu që një grup pjesëtarësh të komunitetit shqiptar në Toronto po përgatisnin një protestë për të cilën kishin njoftuar dhe autoritetet kompetente. Protesta ishte parashikuar të mbahej në datën 5 shtator, para godinës ku do zhvillojë punimet Forumi Ekonomik, ditë në të cilën sipas konfirmimit në programin paraprak do merrte fjalen edhe Kryeministri Rama.

Ndërkohë, një grup prej 17 vetësh, emra të njohur nga e gjithe Kanadaja, i dērgoi më 25 gusht një letër Presidentit të International Economic Forum of the Americas, Nicholas Rémillard, në shenjë reagimi për pjesëmarrjen e Edi Ramës në aktivitet. Letra shprehte veçanërisht shqetësimin për situatën e rëndë politike në Shqipëri. Theksojmë që ky është rasti i parë që nga radhët e diasporës shqiptaro-kanadeze reagohet në mënyrë të organizuar ndaj krizës politike shqiptare dhe personalisht ndaj përgjegjësit kryesor për këtë krizë, Kryeministrit Edi Rama.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025
AKTUALITET

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025
AKTUALITET

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

11:06 : 15/07/2025
AKTUALITET

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

10:47 : 15/07/2025
Para

Dashuria, puna dhe paratë/ Ja kush janë shenjat më me fat për muajin shtator

TË GJITHA

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

11:06 : 15/07/2025

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

10:47 : 15/07/2025

Fier/ Zjarr në një banesë në lagjen “Çeligrad”

10:41 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com