Ditëve të fundit janë shprehur shqetësimet e mëdha lidhur me gjendjen e Kompleksit Memorial në Prekaz.
Madje, është organizuar edhe peticion që kërkon ndërhyrjen urgjente të Qeverisë për ta shpëtuar Kompleksin.
Në disa fotografi postuar në rrjetet sociale, shihet se si është katandisur edhe busti i heroit Adem Jashari.