• Kontakt
Monday, June 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha kujton 95-vjetorin e lindjes së At Zef Pllumit dhe jep një mesazh: Nuk do të pranojmë…

08:50 : 28/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 95-vjetorin e lindjes së françeskanit At Zef Pllumi. Duke e cilësuar si frymëzim për të triumfuar ndaj të keqes, Basha thekson se “nuk do të heshtim dhe nuk do të pranojmë kurrfarë kompromisi me të keqen. E keqja po e shkatërron shoqërinë dhe ne nuk do të reshtim duke e kundërshtuar atë”.

Postimi i Plotë

At Zef Pllumi, frymëzimi për të triumfuar ndaj të keqes.

28 gushti i sivjetëm është përvjetori i 95-të i lindjes së françeskanit të madh, shkrimtarit të pazakontë dhe prijësit shpirtëror që aq shumë iu desh shqiptarëve At Zef Pllumit. Në 45 vitet e diktaturës si rojtari i kujtesës, dhe pas vitit 1990, si kleriku këmbëngulës ai bashkë me kolegët e tjerë mbijetues kreu rimëkëmbjen madhështore të Kishës, dhe si mësuesi i mirë ndihmoi qindra të rinj të gjenin rrugën e tyre drejt dijes në ato vite të trazuara, kur rruga dhe keqbërja ishin një joshje fatale e tranzicionit.

At Zef Pllumi mori nga plejada e shquar e patriotëve klerikë që në vitin 1945 u ndeshën me diktaturën e egër orientale, antikatolike e antikombëtare, amanetin për të qëndruar, për të jetuar e për të dëshmuar epopenë e qëndresës dhe të ringjalljes. Nxënësi i Gjergj Fishtës, Anton Harapit, Gjon Shllakut e Martin Gjokës e mori këtë detyrë, shumë herët, së bashku me shugurimin e tij meshtar, në atë kohë të zezë, kur shumëkush largohej nga Kisha për të mos u shndërruar shënjestër e diktaturës.

Lexo edhe:

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

Duke marrë në sy çmimin e gjakut e të martirizimit, ai u mbijetoi 25 viteve të burgut komunist dhe doli më 1990-n, për t’i udhëhequr shqiptarët në rrugën e kujtesës, dijes, moralit e ringjalljes. Qëndresa e At Zef Pllumit në diktaturë ishte madhështore. Për të kanë rrëfyer bashkëkohës e dëshmitarë të vuajtjeve në gulagët e diktaturës.

Por puna dhe aktiviteti i At Zef Pllumit në liri, pas ’90, ishte frymëzues dhe i pashoq. Kontributi për ringritjen e Kishës, rinxjerrja e Hyllit të Dritës, si një rojtare e kulturës kombëtare, e denjë për historinë që trashëgonte para 1944-s, por edhe prijëse në hullitë e vështira të tranzicionit, ndihma ndaj qindra të rinjve për të marrë rrugën e dijes, duke i dërguar veçanërisht në universitetet më të mira të Italisë e Austrisë, si dhe kontributi personal për publikimin e gjithë korpusit të veprave të françeskanëve të mëdhenj, janë shembulli si një klerik i sapodalë nga burgjet komuniste tregon rrugën si duhet të jetë një patriot i mirë, një qytetar i angazhuar dhe një mësues e devotshëm.

Kurora e kontributit frymëzues të At Zef Pllumit në tranzicionin shqiptar janë kujtimet e tij, të përmbledhura në veprën “Rrno vetëm për me tregue”. Si të gjitha punët e padër Zefit, edhe këtu ai eci në një rrugë të pashkelur, pa shembuj e pa sprova të regjistruara, duke na lënë një kryevepër të dëshmisë, të shkrimit, të gjuhës, të historisë e të moralit.

Nuk shtoj diçka të re, kur përsëris se në çdo shkollë të mesme duhet lexuar vepra e padër Zefit. Ajo rizgjoi nevojën ulëritëse të shoqërisë tonë për të reflektuar, për t’u penduar e për të bërë drejtësi.

Ato dëshmi të guximshme na dhanë shembullin se e keqja duhet nxjerrë nga institucionet e shtetit, nga politika, drejtësia e shkollat, pasi bashkëjetesa me të vetëm na pengon në rrugën tonë, e shndërron demokracinë tonë në një monstër që s’ka as drejtësi e as moral.

Këtë leksion s’e kemi nxënë mirë, politika sidomos s’e ka nxënë, sepse ajo për 30 vjet, u end mes marrëveshjeve që kanë sjellë një qeverisje korruptive, rritje të varfërisë dhe rikthim në linjën e parë të politikës, ekonomisë e të njerëzve të suksesshëm të hajdutit, dallkaukut, të paaftit dhe këto vitet e fundit edhe në një emulacion të kriminelit, si një njeri i zoti e që vetëm ai bën hajër në këtë vend.

Në 95-vjetorin e Padër Zefit e ndjej me vend të përsëris se nuk do të heshtim dhe nuk do të pranojmë kurrfarë kompromisi me të keqen. E keqja po e shkatërron shoqërinë dhe ne nuk do të reshtim duke e kundërshtuar atë.

Duke analizuar dallimet mes komunizmit dhe katolicizmit, Padër Zefi shkruan: “Janë dy doktrina krejtësisht të kundërta komunizmi dhe katolicizmi. Ne nuk pranojmë dhunë, baza asht dashunija. Gjithçka me e ba me dashuni, me vullnet, me të mbushun mendjet, me ndërgjegje, ndërsa baza e komunizmit asht dhuna, lufta e klasave dhe tanë marrinat”.

Është pikërisht kjo mendësi e marrëzive, e luftës së klasave ndaj punëtorit, ndaj të ndershmit dhe ndaj të drejtit, që po ringjallet sot më shumë se kurrë dhe po rrënon të gjitha arritjet e 30 viteve tranzicion.

Ky regjim që dekoron torturuesin e Padër Zefit, nuk e quan për gjë të nxjerrë nga zyrat shtetërore edhe të fundit përfaqësues të shtresës së të përndjekurve politikë, të inkurajojë mësymjen drejt pushtetit të bijve të etërve xhelatë si dhe të vjedhë vullnetin e shqiptarëve, në mënyrë që të vrasë rotacionin dhe demokracinë.

Këtë mësymje antidemokratike nuk kemi për ta pranuar kurrë. Beteja në mbrojtje të aspiratave shqiptare për demokraci dhe integrim në Europë prej dekadash ka dëshmorët e saj, por ka tek Padër Zef Pllumi apostullin e vet.

Është një betejë që ka vetëm një përfundim, fitoren. Është një betejë që duhet fituar, që fëmijët tanë, të rinjtë tanë të mos e braktisin vendin, por të rrinë këtu, për të treguar triumfin mbi një të keqe që i pat zënë pritë Shqipërisë në stacionin final të tranzicionit.

Çdo 28 gusht duhet të jetë një ditë që shqiptarët të ndalin e të mendojnë a kanë bërë sa duhet për të nderuar dëshminë dhe kontributin e Padër Zef Pllumit. Nëse gjenden keq, le të lexojnë “Rrno vetëm për me tregue”. Më pas, do të jetë më i thjeshtë orientimi, e keqja do të duket sheshit dhe ushtria e së mirës do të ketë në anën e vet edhe kontributin e një tjetër shqiptari të mirë.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

22:50 : 14/06/2026
AKTUALITET

I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

22:31 : 14/06/2026
AKTUALITET

Nga Lapraka dhe gjithë rruga e Durrësit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Poshtë patronazhistët!

22:15 : 14/06/2026
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026
AKTUALITET

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026
Para

Studimet në SHBA, ambasada amerikane jep njoftimin e rëndësishëm

TË GJITHA

Horoskopi 15 qershor 2026, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 14/06/2026

Tirana “zien” për largimin e tij/ Rama udhëton në Zvicër, Ermal Dredha i mban valixhen

22:50 : 14/06/2026

I quajti protestuesit “hajvanë”, Lapaj-Ramës: O delenxhi burrë, pasi i vjedh edhe i ofendon!

22:31 : 14/06/2026

Nga Lapraka dhe gjithë rruga e Durrësit, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës: Poshtë patronazhistët!

22:15 : 14/06/2026

“Ju erdhi fundi”/ Vijon marshimi, mijëra qytetarë dynden në rrugët e Tiranës

21:59 : 14/06/2026

Matematika e Ballës: 4 mld në Zvërnec përkthehen në 12 se do blihen tulla e pemë (Video)

21:43 : 14/06/2026

Neni 20 për Zonat e Mbrojtura/ Pse u justifikua tani Rama për ndryshimin e ligjit?

21:25 : 14/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casino siteleriDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibomcasibomcratosroyalbet girişbetparkbetpark girişbetpark girişGrandpashabet destekgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetjojobetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabet