• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fondi Besa/ Zbardhen dëshmitë në gjyq, si funksiononte skema e kredive fiktive. Roli i drejtoreshës Albana

21:05 : 23/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Pas zbulimit të skemës së kredive fiktive në fondin “Besa”, në dëshminë e dhënë para hetuesve, të dyshuarit kanë pranuar dhënien e kredive.

Por, ndërkohë që drejtoresha Albana Imami ka shpjeguar në dëshminë e saj, se për dhënien e këtyre kredive ka bashkëpunuar me oficerë të kredive, si Esmeralda Vaso, Blertina Kanani apo Matilda Domi, këto të fundit në dëshmitë e tyre kanë thënë se zbatonin urdhrat e drejtoreshës dhe se asnjëherë nuk kanë përfituar të ardhura nga këto kredi. Vetë Imami shton në dëshminë e saj se kjo gjë bëhej për të mbuluar kreditë e këqija, pasi me lekët që merrte nga kreditë fiktive paguante këstet.

Ndërsa ka shpjeguar situatën, Albana Imami, nuk ka dhënë një arsye se pse e bënte këtë, duke thënë se kur e ka parë që kjo praktikë po e fundoste, ka vendosur të mos e vazhdojë më dhe të deklarojë rezultat negativ me 21% në korrik.

Tjetër version ka dhënë Matilda Domi, oficere e kredive, e cila teksa shpjegon dhënien e kredive fiktive, pretendon se është përdorur nga drejtoresha e degës për regjistrimin e disa kredive fiktive. Domi më tej, ka thënë se edhe shtetasja Blertina Kanani ka marrë pjesë në këtë skemë, duke përfituar të ardhura.

DOSJA

Lexo edhe:

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

Janë marrë deklarime nga shtetasja Albana Imami, e cila është me detyrë drejtoreshë dege te fondi “Besa” ajo ka qenë e punësuar aty prej 15 vitesh. Aktualisht me detyrë drejtoreshë e degës që ndodhet në adresën rruga “Lugj Gurakuqi” Tiranë, gjithashtu mbulon edhe dy zyra satelitë që ndodhen me adresë në Vorë dhe Sauk-Tirana. Mënyra se si procedohet pranë fondit “Besa”, ka shpjeguar se praktika funksiononte: klienti paraqitet në zyrën pranë fondit dhe merr informacion se çfarë dokumentesh duhet të plotësojë për të përfituar këtë kredi ku shuma e kërkuar është deri në 1 milion lekë të rinj. Më pas, rasti prezantohet te drejtoresha. Në rastin konkret verifikohet nga drejtoresha e degës (Albana) dhe më pas vendoset nëse do të miratohet.

albana3

Ajo ka shpjeguar për dhënien e shumë kredive për klientë fiktivë, të paqenë të regjistruar si të tillë. Prurjet e kësaj klientele paraqiteshin në zyrën e fondit “Besa” dhe për këto raste lidhjet me personat që paraqiteshin në këtë degë ishte shtetasja Esmeralda Vaso, punonjëse pranë kësaj dege me detyrë oficere kredie. Mënyra se si ajo vepronte pasi ajo kishte shumë njohje me persona të tretë jashtë zyrës ku një nga këta persona që ajo a mbante si sekser quhej Bekim mbiemrin nuk ja di, i cili është edhe klient aktiv pranë fondit “Besa”. Sekseri komunikonte me Esmeraldën sa herë kishin raste të kësaj kategorie. Më pas, Esmeralda merrte dokumentacionin e përpiluar e hidhte rastin në sistem ose në User-in e të tjerëve dhe në disa raste edhe në User-in e saj. Më pas, rasti autorizohej, aprovohej dhe më pas merrej kontrata për noterizim.

albana1

Oficerja e kredisë, Esmeralda Vaso, kontaktonte me sekserin ose e merrte vetë klientin në telefon dhe bënte noterizimin e kontratës. Më pas, kontrata kthehej përsëri mbrapsht për të vazhduar me disbursimin e kësaj kredie. Sipas procedurave, klienti paraqitet në bankë për tërheqjen e kredisë dhe në rastin konkret, klienti bashkë me sekserin paraqitej në bankë për tërheqjen e shumës. Klienti dhe dorëzanësi merrnin pjesën e vetë, shumë të cilën ajo nuk e dinte dhe më pas sekseri i jepte shumën Esmeraldës dhe kjo lloj shume shkonte për pagesat e kredive problematike, që ata kishin në portofolin e degës.

KLIENTËT

Prurje të këtyre klientëve sillnin edhe shtetaset Blertina Kanani, e cila punonte direkt me Esmeralda Vason dhe Matilda Domi. Kjo e fundit punonte me sekser me emrin Arli, Tani, Orkida Driza dhe Ervis, me detyrë oficerë kredie te fondi “Besa” Tirana 4, e cila sillte raste të kësaj kategorie. Theksohet se Matilda Domi punonte me sekserët me emrat Arli, Tani, Ervis dhe Orkida Driza, e cila ishte edhe kliente e fondit “Besa”. Blertina, Esmeralda dhe Matilda përgatisnin dosjet dhe ua shpërndanin oficerëve të kredive që ishin në punë te Tirana I, degë e fondit “Besa”. Oficerët e kredisë Tirana 1 dhe Tirana 4 janë në dijeni se kush i sillte këta klientë fiktivë. Kreditë aprovoheshin, disbursoheshin dhe më pas ajo ishte personi i vetëm që bënte pagesat për këta klientë, për të cilët ka mandatet e arkëtimit. Matilda Domi për pjesën e klientëve të zyrës së Vorës ka bërë pagesa me lekët e klientëve fiktivë, po ashtu edhe Blertina Kanani dhe Esmeralda Vaso kanë përdorur të njëjtën procedurë si Matilda. Me këta klientë fiktivë nuk ka asnjë lidhje dhe asnjë kontakt, por vetëm ka bërë pagesa në mënyrë që të mos dilte rezultati i keq i fondit dhe këtu filloi marrja e parave me përqindje. Në momentin që u transferua në degën Tirana 4, i njëjti fenomen vazhdoi edhe në atë degë. Kjo gjë bëhej pasi në bazë të rezultatit të mirë të punës merrnim bonusin mujor si oficerët e kredive, ashtu dhe drejtori i degës siç ishte Albana në këtë rast.

PAGESAT

Që nga momenti kur klienti fiktiv ka marrë kredinë dhe deri tani, këtë kredi e ka paguar ajo dhe nuk e kuptonte arsyen pse i ka paguar vetëm ajo. Ishin këto kredi fiktive dhe reale për të cilët për të mbajtur rezultatin e degës po zhytej nga muaji në muaj më shumë. Në datën 31.07.2019, ajo vendosi që të ndalojë me veprimet që kishte kryer, duke nxjerrë rezultatin e keq të degës me 21 %.

MATILDA DOMI

Me deklarim që tregojnë rrethanat e hetimit është pyetur shtetasja Matilda Domi e cila është oficere kredie te fondi, e cila dhe kjo ka deklaruar se: Ajo nuk ka vjedhur asnjë lekë duke shpërdoruar detyrën, por pretendon se është përdoruar nga drejtoresha e degës Albana Imami, për të cilën ka bërë hedhjen e dokumenteve në sistem. Ajo është oficere kredie dhe ka një eksperiencë pune prej 5 apo 6 vjetësh. Pasi i shkonin dokumentet nga persona të njohur të Albanës, “Seksera”, ata ia jepnin asaj dhe ajo më pas ua jepte oficerëve të kredisë për hedhjen e tyre në sistem. Pasi plotësohej i gjithë dokumentacioni, i shkonte dosja online nëpërmjet sistemit drejtoreshës Albana, e cila e aprovonte dhe më pas kredia disbursohej nga departamenti i Financës, i cili bënte transfertën në bankën përkatëse në llogarinë e vet. Dokumentacioni që i paraqitej asaj nga drejtoresha e degës, shtetasja Albana Imami, ishte e firmosur më parë nga klientët dhe Albana i thoshte se rri pa merak se ka kontaktuar ajo me klientin dhe nuk ka probleme, e duke qenë në këto kushte, ajo bënte aplikimin online në sistem, pa praninë e klientit, por kjo nuk ka ndodhur vetëm me atë, por dhe me oficerët e tjerë të kredisë.

SHUMAT

Ajo kishte kuptuar se në varësi të shumës që klientët përfitonin kredinë, ajo kishte dhe përfitimet e saj ku ndaheshin nëpërmjet sekserit që siguronte klientin dhe drejtoreshës, ku në një kredi prej 500.000 lekë të rinj, shumën prej 170.000 lekësh e merrte klienti dhe pjesën tjetër e përfitonin këta.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025
AKTUALITET

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025
AKTUALITET

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025
AKTUALITET

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025
AKTUALITET

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025
Para

Del në shitje ilaçi që parandalon infarktet

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025

Denoncon e ëma, një 3-vjeçar dhunohet në një çerdhe në Shkodër

10:39 : 15/05/2025

Altin Goxhaj denoncon skandalin: Votova dy herë! Pajisa e identifikimit, e manipulueshme

10:35 : 15/05/2025

Në PD-në e Korçës akuza ndaj kandidates së listës së mbyllur: Nuk çirrej për partinë, por për…

10:23 : 15/05/2025

‘Tapë’ në timon, 58-vjeçar përplas me makinë motoristin! Arrestohet nga policia

10:16 : 15/05/2025

Starmer merr masa për ndalimin e kthimit të shqiptarëve të dëbuar në Britani

10:00 : 15/05/2025

Analiza: Shqipëria voton, formula vendos!

09:53 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com