• Kontakt
Friday, November 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Si i shpëtoi dy herë burgut Mihal Kokëdhima. Vendimet e gjykatës e dënimi me kusht

10:52 : 21/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Pronari i lokalit “Panorma” në Porto Palermo, ku ndodhi incidenti me turistët spanjollë, i ka shpëtuar burgut në dy raste të mëparshme, pasi Gjykata e Vlorës ka vendosur dënime alternative.

Mihal Kokëdhima rezulton të ketë qenë i proceduar më parë për vjedhje të energjisë elektrike dhe për ndërtim pa leje, konkretisht në lokalin ku ndodhi incidenti i disa ditëve më parë.

Megjithatë, nuk ka qëndruar në burg për asnjërën nga akuzat e ngritura ndaj tij. Në vitin 2015, Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 18 muaj liri me kusht, që më pas Gjykata e Apelit e ka shuar këtë masë dënimi, në zbatim të ligjit të amnistisë së atij viti. Ndërsa dy vite më vonë, në 2017-ën, është proceduar për një ndërtim pa leje që po kryente pikërisht në vendin ku u sulmuan turistët spanjollë.

mihal

Për këtë rast, Gjykata e Vlorës e ka dënuar Kokëdhimën me 8 muaj burg, por më pas e ka pezulluar dënimin e tij duke e lënë në liri me kusht për 18 muaj. Ky vendim është lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Apelit Vlorë. Tri ditë më parë, Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg” për Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit në Porto Palermo, që u përfshi në konfliktin me turistët spanjollë pak ditë më parë.

1

Lexo edhe:

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

Seanca gjyqësore u drejtua nga gjyqtarja Esmerilda Habilaj, ndërsa prokuror i çështjes ishte Saimir Smaka. I arrestuari u përfaqësua nga avokatët Erion Besimaj dhe Kujtim Cakrani. Në sallë, 51- vjeçari Kokëdhima u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa në dorë vihej re edhe shenja pas dëmtimit të pësuar kur godiste xhamin e përparmë të automjetit ku ndodheshin turistët spanjollë.

2

NDERTIMI PA LEJE

Në vendimin e vitit 2017- ës të Gjykatës së Vlorës thuhet se Mihal Kokëdhima ishte pronar i lokalit “Panorma”, në vendin e quajtur Porto Palermo, në Himarë, dhe ishte proceduar për “Ndërtim pa leje”.

mihal1

Më datë 26 qershor 2017, oficerët të Policisë Gjyqësore të Stacionit të Policisë Himarë janë njoftuar se në afërsi të këtij lokali po kryhej një ndërtim pa leje. Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin ku ishte dhënë njoftimi dhe aty kanë konstatuar në anën veriore të lokalit ndërtimin e një muri me material guri me gjatësi 11 metra, gjerësi 50 centimetra dhe lartësi 70 centimetra.

Në vendimin e Gjykatës sqarohet se në vendin ku po ndërtohej ky mur, janë gjetur dy punëtorë që kanë deklaruar se janë punësuar nga ana e shtetasit Mihal Kokëdhima për të kryer ndërtimin. Të pyetur nga oficerët e Policisë, ata kanë shpjeguar se e kanë pyetur punëdhënësin nëse ka marrë leje për kryerjen e një ndërtimi të tillë dhe ai u kishte shpjeguar se nuk duhej të shqetësoheshin, pasi kishte marrë leje.

Për këtë arsye, ata kanë thënë se pasi ranë dakord në lidhje me pagesën që do të kryhej në fund të punës, kanë marrë përsipër ndërtimin. I pyetur rreth kësaj ngjarjeje, Mihal Kokëdhima ka deklaruar se nuk ka marrë leje, por murin po e ndërtonte për të penguar kalimin e bagëtive./Panorama/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025
AKTUALITET

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025
AKTUALITET

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministëri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025
AKTUALITET

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025
AKTUALITET

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025
AKTUALITET

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

21:07 : 14/11/2025
Para

“Është para ciklit?’/ Moderatorja publikon foton e viteve më parë komentuesja nuk kursehet: Si m*t

TË GJITHA

Atentati në Rinas, Lala: Zona në black out, po hetohet për përfshirje të zyrtarëve

21:55 : 14/11/2025

U zhvatën 30 mijë euro dy grave, kush janë mashtruesit që hiqeshin si amerikanë

21:44 : 14/11/2025

‘Tete Albania’ s’pyet për bashki e ministëri, merr bakër pa leje dhe pushon 62 minatorë

21:30 : 14/11/2025

219 milionë lekë “në erë”! Banorët e Gurit të Bardhë pa ujë edhe pas investimit të ri

21:22 : 14/11/2025

Fletëthirrja për 21 Janarin, avokati i Berishës: Çdo pretendim i SPAK është i pavërtetë

21:13 : 14/11/2025

Ndërtimi i portit të Vlorës/ Balluku i dha koncensionin 60 mln euro punëtorit pensionist të Salillarit

21:07 : 14/11/2025

Takimi i Ramës me Luftar Hysën, Bushati: SPAK nuk guxon të thërrasë kryeministrin

20:41 : 14/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com