• Kontakt
Thursday, September 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngërçi ligjor për kryebashkiakun e Shkodrës/ Zgjidhjen mund t’a japë vetëm Kushtetuesja

09:26 : 19/08/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Kushtetuta dhe ligji i pushtetit vendor parashikojnë një numër rastesh kur posti i kryetarit të bashkisë mbetet vakant dhe japin zgjidhje për këto raste. Por as Kushtetuta dhe as ligji për vetëqeverisjen vendore, i miratuar në vitin 2015, duket se nuk mbartin zgjidhje për lëmshin ligjor të krijuar në Shkodër nga dorëheqja e diktuar nga ligji i dekriminalizimin e kandidatit socialist, Valdrin Pjetri.

Prefekti i Shkodrës, Çesk Millja ka thirrur të hënën (19 gusht) mbledhjen e Këshillit të ri Bashkiak, ku Partia Socialiste dhe aleatët e saj të vegjël kanë 51 nga 51 mandate. Mbledhja ka në rendin e vet konstituimin e këshillit bashkiak si dhe “shpalljen e vlefshmërisë së mandatit të kryetarit të Bashkisë Shkodër”.

Nuk është e qartë nëse kjo nënkupton ndonjë plan të socialistëve për të rrëmbyer këshillin, por ligjet aktuale lënë pak hapësirë për të zgjidhur drejtimin e Bashkisë së Shkodrës.

Valdrin Pjetri, 37 vjeç, fitoi zgjedhjet kontroverse të 30 qershorit në Shkodër si kandidat i vetëm me vetëm 10.3% të votave të vlefshme.

Ai nuk arriti të betohej si kryetar bashkie, pasi Partia Demokratike në opozitë zbuloi dhe denoncoi një dënim të tij për trafik droge në vitin 2003 në Firence të Italisë. Dënimi në Itali, të cilin Pjetri e pranoi si të vërtetë, por e nënvlerësoi si “një ngjarje krejt banale e ndodhur në mes të shokëve të mi bashkëstudent,” nuk është deklaruar prej tij në formularin e pastërtisë së figurës, një formular i posaçëm që kandidatët për kryetarë bashkie dhe zyrtarë të tjerë të lartë detyrohen të plotësojnë dhe firmosin para marrjes së detyrës.

Lexo edhe:

Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro në 6 muaj

Mosdeklarimi i dënimit në këtë formular ka rrëzuar disa kryebashkiakë dhe deputetë në katër vitet e fundit.

Pjetri deklaroi tërheqjen nga marrja e postit të kryebashkiakut, pavarësisht se procedura zyrtare e verifikimit të dënimit të tij dhe e shkarkimit nuk është përfunduar. Kjo e bën situatën e Shkodrës të paprecedentë në historinë e re të vendit dhe të tillë që nuk është parashikuar në ligj apo në kushtetutë.

Ligji për Vetëqeverisjen Vendore thotë se kur posti i kryetarit mbetet vakant, një nënkryetar kryen funksionet e kryetarit deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme. Problemi është se nënkryetari është një person që emërohet dhe shkarkohet nga kryetari (neni 61). Dhe në kushtet kur Pjetri është tërhequr pa kryer betimin, ai vështirë se mund të emërojë një nënkryetar.

Në një situatë normale, anomalia do të zgjaste disa muaj deri sa procedurat për shpalljen e vakancës të përfundonin dhe presidenti i Republikës të shpallte zgjedhje të parakohshme. Por në situatën aktuale, presidenti i Republikës nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit dhe për rrjedhojë ka deklaruar se nuk do të shpallë zgjedhje të parakohshme për Shkodrën.

Ngërçi i paprecedentë mund të zgjidhej në Gjykatën Kushtetuese, por duket se vendit do t’i duhet të presë edhe disa muaj përtej shtatorit për të pasur një Gjykatë Kushtetuese funksionale. Një proces i gjatë verifikimi në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka arritur të përzgjedhë kandidatë për 4 vende vakante, që së bashku me anëtaren e vetme që i mbijetoi vetingut, Vitore Tusha e çojnë potencialisht numrin e anëtarëve në 5.

Ndërkohë, kuorumi për shqyrtimin e çështjeve në seancë plenare është 6.

Nëse krijohet, Gjykata mund të përballet me një mori me pyetje, përfshirë vlefshmërinë e dekretit të Metës për tërheqjen e dekretit për datën e zgjedhjeve më 30 qershor. Por deri sa gjykata të jetë funksionale, qeverisja në Shkodër ka gjasa të mbetet në ajër. /BIRN/

Lajme të lidhura

BOTA

Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA

08:56 : 11/09/2025
AKTUALITET

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro në 6 muaj

08:51 : 11/09/2025
BOTA

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025
AKTUALITET

Para zgjedhjeve, administrata publike u ‘fry’ me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

08:40 : 11/09/2025
AKTUALITET

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

08:39 : 11/09/2025
AKTUALITET

Këmbimi valutor 11 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:36 : 11/09/2025
Para

Paniku nga protesta, Rilindja ndryshon vendin e konstituimit të Këshillit Bashkiak

TË GJITHA

Kontrabanda e drogës: Belgjika kërkon mbështetje nga SHBA

08:56 : 11/09/2025

Emigrantët sollën një rekord prej 532 mln euro në 6 muaj

08:51 : 11/09/2025

Rubikoni i Moskës: Dronët rusë në hapësirën ajrore polake, test për NATO-n

08:42 : 11/09/2025

Para zgjedhjeve, administrata publike u ‘fry’ me drejtues, bien nëpunësit e thjeshtë

08:40 : 11/09/2025

Përmbytet Durrësi, makinat bllokohen në nënkalimin pranë portit

08:39 : 11/09/2025

Këmbimi valutor 11 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:36 : 11/09/2025

EMRI/ E rëndë në Durrës, shtylla elektrike e dëmtuar në rrugë i merr jetën 44-vjeçarit

08:21 : 11/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com