Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar nisjen e punës për projektin e vijës bregdetare në Sarandë.
Rama shkruan në rrjet se njësoj si Lungomare, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike.
“Sapo ka përfunduar procedura dhe nis në shtator puna, për projektin e vijës bregdetare të Sarandës🌊
Njësoj siç Lungomarja transformoi Vlorën, ky investim do të ndryshojë faqen e Sarandës turistike😉”, shkruan Rama, duke postuar fotot e mëposhtme mbi projektin.