Kapet dhe arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar Sandër Nikolla Leka, 29 vjeç, banues në Mirditë.
“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Romës/ Itali, në Shkurt 2019, ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për veprën penale ‘Shkelje e ligjit mbi armët e zjarrit’. Maksimumi i dënimit për të është 10 vite burgim. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme”, njoftoi policia.