• Kontakt
Tuesday, July 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Rilindasit e penduar”/ Roshi, Xhafaj, Pjetri, Ndoka, të gjithë justifikohen me “moshën e re”

20:31 : 16/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, mori sërish në mbrojtje Valdrin Pjetrin, i cili dha dorëheqjen nga marrja e mandatit si kryebashkiak i Shkodrës, pas zbulimit të të kaluarës së tij kriminale.

Rama, megjithëse rithekson se përgjegjësia është individuale, ai, gjithësesi, i justifikon veprimet kriminale të Pjetrit me “moshën e re”, njëlloj siç ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë edhe më parë, kur janë kapur “mat” nga ligji për “Dekriminalizimin”.

Në një mesazh në Twitter, të publikuar paraditen e kësaj të Premte, Rama shkruan:

“Valdrin Pjetri nuk është kriminel! Ai ka shërbyer në administratë si nëpunës korrekt qysh në kohën e qeverisjes së PD. Çfarëdo të ketë bërë 19 vjeç nuk e bën kurrësesi njeriun një kriminel! Por fshehja e ngjarjes është e patolerueshme dhe pasojat për Shkodrën të pajustifikueshme”!

Lexo edhe:

Të gjitha punonjëset e tradhtuan Ajola Xoxën! Tenderi i Fierit dhe dëshmitë: Vetëm emrin kam aty…

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Ilir Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

“Boldnews.al” po risjell deklaratat e Ramës dhe të tjerëve, ku dallohet emëruesi i përbashkët-justifikimi për moshën e re.

Edi Rama për Elvis Roshi
Në 31 Maj 2016, kur Prokuroria e Përgjithshme faktoi se ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi, ishte dënuar në Itali për veprën e rëndë penale “përdhunim në grup”, Rama shkroi në rrjete sociale:

“Elvis Roshi është dënuar në moshë të mitur në Itali nga gjykata e të miturve! Jam i keqardhur, por aspak i lëkundur në bindjen time se kur hyn në mes një problem me drejtësinë, vendimmarrja s’ka si të ketë më asnjë ngjyrë tjetër përveçse bardhezi.Kush gjendet në shkelje të kësaj linje as nuk mund ta marrë, as nuk mund ta mbajë një detyrë me mbështetjen tonë”.

Vetë Elvis Roshi, po në të njëjtën ditë, justifikonte krimin e rëndë dhe “padijeninë” e tij për veprën penale, me moshën e re:

“Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç”.

Fatmir Xhafaj për Agron (Geron) Xhafaj
Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në detyrë në momentin kur iu zbulua së vëllai i tij, Agron (Geron) Xhafaj i ishte shmangur prej vitesh dënimit të dhënë në Itali për “trafik narkotikësh”, u shpreh:

“Në çfarëdo gjykate që ai të ishte gjykuar, ai do ta humbiste çështjen, sepse siç u sajua audio-përgjimi mund të sajoheshin gjëra të tjera. Ai ka qenë i ri dhe ka bërë gabimet e veta për të cilat po vuan dhe do vuajë në vazhdim sidomos për faktin që është vëllai i ministrit”. (Fatmir Xhafaj, 24 Shtator 2018).

Vetë Agron (Geron) Xhafaj, në 16 Maj 2018, shkruan një letër intelektuale për median, ku, ndër të tjera, shprehet:

“Unë kam gabuar në rininë time. Si jo pak të tjerë. Aspak dhe për asnjë arsye nuk e justifikoj dhe nuk e përligj atë gabim. Edhe pse cilido që ka patur mundësinë të shohë atë dosje penale dhe ka parë rrethanat e kryerjes së asaj vepre penale, e kupton shumë mirë shkallën e përfshirjes dhë rolin tim në atë histori”.

Arben Ndoka për veten
Ish-deputeti socialist, Arben Ndoka, dha dorëheqjen, pak para se Prokuroria e Përgjithshme të publikonte rezultatet e verifikimeve të kryera në bazë të ligjit “Për Dekriminalizimin”. Ndoka rezultonte i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe dokumentat e autoriteteve përtej Adriatikut u publikuan nga Partia Demokratike.

Në vijim të denoncimeve të opozitës, Arben Ndoka dha dorëheqjen në 11 Dhjetor 2017. Në letrën e dorëheqjes, ai justifikonte aktivitetin e tij kriminal me moshën e re:

“Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetern 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia”.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të gjitha punonjëset e tradhtuan Ajola Xoxën! Tenderi i Fierit dhe dëshmitë: Vetëm emrin kam aty…

10:16 : 29/07/2025
AKTUALITET

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Ilir Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025
AKTUALITET

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025
AKTUALITET

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025
BOTA

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025
Para

Hiletë e vogla të Arta Markut me verifikimet për Valdrin Pjetrin

TË GJITHA

Të gjitha punonjëset e tradhtuan Ajola Xoxën! Tenderi i Fierit dhe dëshmitë: Vetëm emrin kam aty…

10:16 : 29/07/2025

SPAK shtyn komunikimin e akuzës për Ilir Metën, Kryemadhi dhe nëna e saj njihen sot me vendimin

10:15 : 29/07/2025

Itali/ I përfshirë në trafikun e drogës, shqiptari kapet duke bërë “turistin” e kokainës në qendrën tregtare

10:04 : 29/07/2025

Tentoi të vidhte një makinë, por u kap “mat” nga pronari, arrestohet 48-vjeçari në Lushnje

10:02 : 29/07/2025

Zhduket 48-vjeçarja nga Tropoja, arrestohet bashkëshorti/ Dyshimet e para

09:56 : 29/07/2025

Paralajmërimi i Trump, rriten çmimet e naftës në tregjet evropiane

09:48 : 29/07/2025

E qëlloi mbi 50 herë me thikë buke, vrasësi i 52-vjeçares: E doja, nuk më bënte përshtypje mosha

09:46 : 29/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com