• Kontakt
Friday, June 12, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimet ndaj Valdrin Pjetrit, Prokuroria reagon ndaj PD/ Ja si ecën procesi

10:34 : 16/08/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Prokuroria e Përgjithshme i është përgjigjur akuzave të PD lidhur me hetimet ndaj Valdrin Pjetrit, kandidatit të Rilindjes për Bashkinë e Shkodrës.

Pjetri, sipas dokumenteve që ka publikuar PD, rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia Italiane, më konkretisht nga Gjykata e Firences në vitin 2003 me akuzën e shpërndarjes së drogës.

Në kushte të tilla, referuar ligjit të dekriminalizimit, Pjetri nuk mund të kandidonte për kryebashkiak, ose deputet, duke qenë subjekt i këtij ligji.

Fakti që nuk e ka deklaruar dënimin, rëndon pozitën ligjore të Pjetrit, ndaj të cilit prokuroria, ashtu si edhe në raste të ngjashme, si p.sh ish-kryebashkiaku i Kavajës, Ervis Roshi, hetohet për fallsifikim formularësh, nëse provohet vërtetësia e dënimit të tij.

Prokuroria e Përgjithshme sot ka sqaruar procedurat e ndjekura, duke pohuar se ka nisur hetimet prej datës 6 gusht, ndërsa ka kërkuar informacione nga Zyra e Gjendjes Gjyqësore, por edhe nga Policia e Shtetit.

Lexo edhe:

Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

Gjithashtu prokuroria sqaron se Pjetrit i është kërkuar të depozitojë edhe shenjat e gishtërinjve, një procedurë kjo e ndjekur edhe më parë me ish-deputetë dhe ish-kryebashkiakë, subjekt i ligjit të dekriminalizimit.

PD ka akuzuar prokurorinë, se me urdhër të Edi Ramës, nuk po zbaton ligjin për dekriminalizimin. Një ditë më parë, PD i bëri thirrje Prokurorisë që të zbatojë ligjin anti-mafia, referuar pasurive të Valdrin Pjetrit.

Reagimi i Prokurorisë

Lënda: Kthim përgjigje

SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE Z. Gazmend BARDHI

Në përgjigje të kërkesës suaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019, mbi proçedurën e verifikimit të subjektit Valdrin Pjetri, kandidat për Kryetar të Bashkisë Shkodër, ju informojmë se:

Më datë 05.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar kërkesën tuaj për verifikim të detajuar të subjektit Valdrin Pjetri, në zbatim të ligjit Nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”. Brenda njëzetekatër orëve, ka filluar procedura e verifikimit.

Më datë 06.08.2019, me administrimin e formularit të vetëdeklarimit të subjektit Valdrin Pjetri prej Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurori i Përgjithshëm ka filluar procesin e verifikimit të plotë e të gjithanshëm brenda dhe jashtë territorit të Shqipërisë. Konkretisht:

Më datë 06.08.2019, i është dërguar shkresa për verifikim Zyrës së Gjendjes Gjyqësore, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, Drejtorisë së Policisë së Shtetit, organeve të prokurorisë (prokurorive pranë gjykatës së shkallës së parë, prokurorive pranë gjykatës së apelit, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda).

Më datë 09.08.2019, shtetasit Valdrin Pjetri i është kërkuar të depozitojë gjurmët e tij daktiloskopike pranë Institutit të Policisë Shkencore.

Për sa i përket proçedurës së verifikimit jashtë territorit të Shqipërisë, më datë 06.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar pranë Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit Ndërkombëtar pranë Drejtorisë së Policisë së Shtetit, si dhe pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për verifikim të mëtejshëm nga autoritetet e drejtësisë italiane, duke iu kërkuar këtyre të fundit vënia në dispozicion e çdo lloji vendimi penal të dhënë nga gjykata, vendim për masa sigurimi personale apo vendime dëbimi, në emër të shtetasit Valdrin Pjetri.

Në vijim të kësaj proçedure, më datë 14.08.2019, Prokuroria e Përgjithshme ka përcjellë pranë Ministrisë së Drejtësisë kërkesën për ndihmë juridike për subjektin Valdrin Pjetri, duke bashkëngjitur të dhënat kriminale të dënimit penal në shtetin italian, të vëna në dispozicion me shkresën tuaj nr. 121/2 prot., datë 13 gusht 2019.

Për sa më sipër ju sqarojmë, se në zbatim të afateve të parashikuara në Kreun 5, pika 9, të Vendimit nr 17, të Kuvendit të Shqipërisë “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” do t’ju komunikojmë rezultatin e verifikimit.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin,

PROKURORI I PËRGJITHSHËM
ARTA MARKU
Në mungesë dhe me urdhër
Drejtor i Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë
dhe e Verifikimit të Integritetit të Personave që Zgjidhen
Emërohen ose Ushtrojnë Funksione Publike

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

16:58 : 12/06/2026
AKTUALITET

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

16:43 : 12/06/2026
AKTUALITET

Aktivistët thirrje protestuesve: Rrezik për konfrontime, mos bini pre

16:30 : 12/06/2026
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Kolonjës paraqitet në SPAK

16:20 : 12/06/2026
AKTUALITET

Facebook del jashtë funskionit, përdoruesit pa akses në platformë

16:01 : 12/06/2026
AKTUALITET

Redi Muçi: Edi Rama e ka humbur legjitimitetin në 4 fronte

15:49 : 12/06/2026
Para

Rama ia lë "kopilin" Pjetrit: Përgjegjësia individuale s’mund të ketë kosto kolektive

TË GJITHA

Nesho: Shqipëria është ngritur kundër korrupsionit të Ramës

16:58 : 12/06/2026

Administrata e Beratit detyrohet të marrë pjesë në mitingun e Ramës në Tiranë, PD kërkon hetim

16:43 : 12/06/2026

Aktivistët thirrje protestuesve: Rrezik për konfrontime, mos bini pre

16:30 : 12/06/2026

Kryebashkiaku i Kolonjës paraqitet në SPAK

16:20 : 12/06/2026

Facebook del jashtë funskionit, përdoruesit pa akses në platformë

16:01 : 12/06/2026

Redi Muçi: Edi Rama e ka humbur legjitimitetin në 4 fronte

15:49 : 12/06/2026

“S’kanë me çfarë t’i mbajnë”/ Ekonomia po shtyn të rinjtë të bëhen prindër më vonë

15:40 : 12/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusuartemisbetcasibomgrandpashabetholiganbetgrandpashabet telegramgrandpashabet girişGrandpashabetjojobethttps://www.letmejizz.co/tag/xnxx/GrandpashabetHiltonbetGrandpashabetjojobetjojobetcasibomgrandpashabetmarsbahis giriş