• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi POLITIKE

30 qershori/ Komiteti i Helsinkit “shuplakë” qeverisë: Reforma zgjedhore dështoi, administrata e politizuar

21:37 : 12/08/2019
në POLITIKE

Bazuar në monitorimin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, të kufizuar në 9 bashki të vendit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se problematikat e hasura dëshmojnë dështimin e reformës zgjedhore, pas nismave të ndërmarra vitet e fundit nga Kuvendi.

KSHH-ja thekson se rekomandimi kyç i OSBE/ODIHR-it në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, nuk u përmbush as në këto vendore. Lidhur me rishikimin e sistemit zgjedhor, Komiteti nënvizon se lypset paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike, forcimin e demokracisë së tyre të brendshme, ndarjen dhe balancimin e kompetencave të kryetarit të partisë për zgjedhjen e kandidaturave që i propozohen elektoratit.

Në këto rrethana, KSHH-ja shpreh shqetësimin për krizën e thellë politike, në të cilën ndodhet vendi prej disa muajsh dhe u bën thirrje palëve politike për gjetjen e rrugëdaljeve, duke theksuar se qytetarët shqiptarë nuk dëshirojnë përplasje.

Reagimi i plotë:

Pas caktimit të kësaj date, Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH) monitori në 9 Bashki të vendit, me anë të 110 vëzhguesve të tij, disa aspekte kryesore të procesit parazgjedhor, të ditës së votimit (30 Qershor 2019) dhe të numërimit. Monitorimi ynë i pjesshëm u shtri në një numër të kufizuar qendrash votimi dhe KZAZ, ndaj gjetjet e pasqyruara në raportin përfundimtar nuk mund të konsiderohen të plota dhe as gjithëpërfshirëse. Megjithatë, ato mund të vlejnë në drejtim të identifikimit të disa problematikave që mund të mbahen në konsideratë në kuadër të reformës zgjedhore, reformë kjo e cila ka dështuar me nismat e ndërmarra vitet e fundit nga Kuvendi i RSH.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

KShH vlerëson se reforma zgjedhore kërkon konsensus dhe dialog të gjerë politik, transparencë dhe gjithëpërfshirje. Është e nevojshme të merren në shqyrtim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it të pasqyruara në raportet e katër proceseve zgjedhore të fundit, përfshi edhe të dt.30 Qershor 2019. Rekomandim kyç është ai për depolitizimin e administratës zgjedhore në të gjitha nivelet, i cili edhe në këto zgjedhje nuk u përmbush.

Lidhur me sistemin zgjedhor, mendojmë se kjo çështje kërkon një analizë të thelluar, objektive dhe të gjithanshme. Rishikimi i sistemit zgjedhor kërkon paralelisht një reformë ligjore në mënyrën e organizimit dhe funksionimit të partive politike, forcimin e demokracisë së tyre të brendshme, ndarjen dhe balancimin e kompetencave të kryetarit të partisë për zgjedhjen e kandidaturave që i propozohen elektoratit. Pavarësisht se çdo sistem ka avantazhet dhe disavantazhet e tij, në mënyrë të veçantë për këtë çështje duhet të ketë konsultime dhe dëgjesa publike me qytetarët që janë aktiv në jetën publike.

Për ligjshmërinë e zgjedhjeve të dt. 30 qershor 2019 do të vendosin organet kompetente. Gjithashtu, raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it përbën një udhërrëfyes të rëndësishëm që duhet të lexohet nga të gjithë palët me objektivitet dhe paanshmëri. Por pavarësisht nga kjo, KShH shpreh shqetësimin se situata politike në vend vazhdon të jetë e tensionuar. KShH mendon dhe shpreson se mund dhe duhen gjetur rrugët dhe mekanizmat e zgjidhjes së saj. Qytetarët nuk dëshirojnë një përplasje të tilla të vazhdueshme, në një moment kur për ta në rend të ditës duhet të jenë problemet social-ekonomike.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025
AKTUALITET

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025
AKTUALITET

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025
AKTUALITET

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025
AKTUALITET

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025
BOTA

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025
Para

Arrihet marrëveshja, Monaco rikthen në Ligue 1 golashënuesin

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com