• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parlamenti i sotëm, Lymi, Timi, Tao, Lisa dhe ai dikurshmi Konica, Fishta, Noli…

13:51 : 09/08/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

E hënë dhe e enjte, është dita e qeshjes nga zori. Është ai moment kur trishtimi dhe buzagazi me humorin e zi, na e ofrojnë deputetët shqiptarë të Parlamentit të sotëm. Rilindja ka ecur… Në Parlamentin e vitit 2013-2017, sollën deputetë me të shkuar të rëndë kriminale, të akuzuar për vrasje, trafik prostitucioni në rrethana rënduese, grabitje me dhunë, hajdutë vilash si skifterë në Itali, apo të dënuar për plagosje dhe përdorues të mirë të thikës dhe grushtit.

Sot ka ndryshuar disi. Kanë ikur muskujt e fortë dhe në Parlament, që duhet të ishte “ajka e kombit”, u zevendësuan me personazhe me mangësi të mëdha intelektuale dhe etike, batakçi të vegjël dhe mendje shpëlarë që rendin pas kryeqeveritarit.

Lymi, Timi, Vini, Pjerini, Tao, Klodi, Lisa, etj…, përfaqësojnë shpesh mungesë kulture dhe padituri, oportunizëm dhe veprimtarë të denjë për të hyrë në librat gines sesi një Parlament kthehet në qeshtore të madhe, ku ai që i drojton kënaqet me injorancën që e solli qëllimisht vetë, për të dalë si më i “zgjuari” mes humbamenëve.

Lexo edhe:

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinjerin

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

Ka në Parlament edhe gojëkyçur për katër vjet, apo gojështhurur në vazhdimësi, ku fjalori i rëndë me të shara me larmi, gjeste gangsterësh, fyerje kundërshtarësh, përqeshje dhe kacafytje sa për sport, ishin dhe mbeten shfaqjet e përhershme, ku nëpërmjet televizioneve përcillën live nëpër shtëpitë e çdo qytetari, që pikërisht ky i fundit e paguan shtrenjt. Ne qeverisemi prej tyre.

Parlament më shumë se qesharak është si ligjvënës i një vendi të degraduar, ku fjala elitë nuk ka vend. Dhe të mendosh se në ato karrige Parlamentare që na përfaqësojnë këta deputetë, në Parlamentin e viteve 1921-1925 ishin emra si At Gjergj Fishta, Fan Noli, Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Faik Konica, Mit’hat Frashëri, Eqrem Bej Vlora dhe shumë personalitete të tjerë.

Fishta, Gurakuqi, Konica përfaqësonin Lezhën, Shkodrën apo Gjirokastrën. Po si u përfaqësua Rilindja në këto treva në Parlamentin e viteve 2013 e në vazhdim? Të akuzuar për vrasje, prostitucion, sherrxhinj të lindur, grabitës me damkë dhe një pjesë tjetër që janë me gradë shkencore në fushën e injorancës.

Asgjë nuk është rastësi. Vendi nuk u shua nga personalitet, por ata janë degdisur mes skamjes dhe detyruar të myllin gojën para të fortit, batakçiut, hajdutit të shtetit dhe grabitësit të rëndomtë. Sot, Lymi, Timi, Tao, Lisa, e çdo i singjashëm i tyre nën këmishën e Rilindjes dhe jo vetëm të këtij Parlamenti, e kanë pushtetin për ta ndarë e copëtuar mes tyre në luguninë ujk e çakej bashkë. Babloku i madh, Kryerilindasi ynë, rri e sheh produktin e tij, për tu relaksuar nga fjalimet e tyre, sjelljet dhe batutat që të kujtojnë çunat e lagjes me grushte farash luledielli në duar, apo të grave që përgojojnë çdokënd që kalon nga shkallët e pallatit.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinjerin

12:13 : 03/08/2025
AKTUALITET

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

11:54 : 03/08/2025
AKTUALITET

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

11:38 : 03/08/2025
BOTA

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

11:24 : 03/08/2025
Lajmet e Dites

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush

11:13 : 03/08/2025
AKTUALITET

Shkodër/ Gjenden mbi 16 mijë rrënjë kanabis dhe 320 kg në proces tharje! Asnjë i arrestuar

11:02 : 03/08/2025
Para

Bie nga kati i 4-t i pallatit, në gjendje të rëndë në spital…

TË GJITHA

Kompeks pa leje në Dhërmi/ Policia “shpëton” Klaudio Rikon e “Olea”, arreston inxhinjerin

12:13 : 03/08/2025

Kodi i ri Penal/ Reagon edhe OSBE: Nuk na është marrë mendimi për draftin

11:54 : 03/08/2025

Shtrenjtohen pushimet/ Shpenzimet ditore për ushqime dhe transport në rritje

11:38 : 03/08/2025

Zyrtarë ukrainas arrestohen për korrupsion gjatë blerjes së dronëve

11:24 : 03/08/2025

Ndarja nga jeta e vajzës së tij, reagon Rexhep Qosja: Ditë të rënda për ne! Mos i provoftë askush

11:13 : 03/08/2025

Shkodër/ Gjenden mbi 16 mijë rrënjë kanabis dhe 320 kg në proces tharje! Asnjë i arrestuar

11:02 : 03/08/2025

U konfliktua fizikisht me një qytetar, arrestohet punonjësi i policisë në Dibër

10:52 : 03/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com