Ish kreu i qeverisë, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin që ka qarkulluar sot në media për moslejimin e uljes së avionit të këngëtares Rita Ora në aeroportin e Rinasit.
Në një status në Facebook, Berisha e konsideron këtë një skandal të aeroportit, i cili vetëm pak ditë më parë ‘u pushtua’ nga terroristët e eurove.
“Një akt tjetër i turpshëm, aeroporti i Rinasit, një shpartallinë, nuk pranon uljen e avionit te Rita Orës!
Te dashur miq, ne këtë vend, te cilin qeveria e ka shndërruar ne një protektorat krimi, ndodh si ne asnjë vend tjetër ne bote qe te mos pranohet ulja e avionit te Rita Orës, këngëtares se famshme dhe ambasadores brillante te kombit shqiptar ne mbare boten, ne një kohe me kushte meterologjike ideale, trafik ajror zero. Kjo dëshmon se ky aeroport, qe vetëm një jave me pare u pushtua për kohe te tere nga terroriste te eurove është nje shpartalline e vërtet. Refuzimi i uljes se avionit te Rita Orës, këngëtares shqiptare me fame botërore, qe do te vinte te bashkohej me Chris Braun ne një koncert ne Durrës është një dëshmi e shëmtuar e mosfunksionimit te shtetit, institucioneve te tij përgjegjëse per fluturimet ne aeroportin e vetëm civil te vendit! sb”