Pas kryeministrit Edi Rama, edhe Presidenti Ilir Meta pritet të dalë në një konferencë për mediat ditën e nesërme.
Burime zyrtare nga zyra e shtypit pranë Presidencës, bënë me dije se Meta do të japë një konferencë ditën e martë, në orën 12.
Ndërkohë, nga zyra e shtypit e kryeministrit, u njoftua se Rama do të zhvillojë një takim me gazetarët nesër në 11.
Këtë të hënë, në media u publikua një letër që Presidenti Ilir Meta i dërgoi kryeministrit Edi Rama ku shpreh shqetësimin për mundësinë e një tërmeti të fuqishëm, që mund të godasë vendin.