• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri Kombëtar/ Lubonja: Ambasadorët, të korruptuar ose të paditur!

20:00 : 29/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Analisti Fatos Lubonja, teksa komentoi deklaratat e ambasadorit të BE-së në Tiranë, Luigi Soreca sipas të cilit çështja e Teatrit Kombëtar ishte politizuar shumë, theksoi se kjo është një çështje politike dhe problemi sipas tij duhet shtruar për mënyrën se si po bëhen këto politika.

Ai tha se kryeministri Rama po manipulon me idenë se ndërtesa është e amortizuar.

“Dëgjova sot Sorecën që tha se është politizuar shumë. Unë mendoj se politizimi është i rëndësishëm. Edhe ata aktorët që rezistojnë bëjnë politikë, edhe Edi Rama bën politikë. Problemi është se çfarë politike po bëhet fjalë dhe si bëhen këto politika. Teatri i parë si test i mënyrës se si bën politikë Edi Rama me Erion Veliajn, është një test që e nxjerr në një ditë shumë të errët.

Nëse do t’i ktheja përgjigje Sorecës, që pa dyshim është politikë: Nuk vëreni ju çuditërisht që ky njeriu që është në krye të Kryeministrisë bëri një ligj ad-hoc për Fushën dhe a nuk flet kjo për mënyrën se si bëhen ligjet. A nuk vëren këta se si u hoq mënjanë nëpërmjet këtij ligji edhe këshilli bashkiak nga Erion Veliaj dhe a është kjo një tregues që demokracia në funksion të disa njerëzve si Fusha etj. Këta shikojnë që ka një president që bën 7-8 pika të arsyetuara që do ta çojë në Kushtetuese. Parë gjerë, teatri është një test.

Nuk po flas për shkatërrimin e monumenteve të kulturës, se si për interesat e një pakice që për mua është injorante dhe e babëzitur dhe e sëmurë psikike, shkatërrohet për ndërtimin e disa kullave që i gjen gjithandej. Të gjitha këto nuk i shikojnë dhe thonë është një luftë Basha-Rama”, tha Lubonja në News24.

Lexo edhe:

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

“Nëse t’i vepron në këtë mënyrë siç vepron Edi Rama dhe vjen e më thua se këta kanë plotësuar standardet ose janë të korruptuar ose janë të paditur. Në të dyja rastet është keq dhe e treta të mos merren me punët tona kur thonë se kjo është çështje shqiptare.

Kjo nuk është çështje e artistëve, është çështja e Tiranës, urbanistikës. Edhe po të duan artistët, nuk vendosin artistët. Është njëlloj si të thuash që disa futbollistë që vendosën për të prishur stadiumin Qemal Stafa, i cili ishte trashëgimi kulture.  Të flasësh këtu se dalin ca figura kjo është e gabuar.

Ata që e mbrojnë sigurisht që i vlerësoj. Do të doja t’i shihja edhe tek stadiumi. Vlera e një qyteti është pikërisht tek shtresëzimi historik. Tirana ka pësuar një masakër në emër të modernizmit. Këtë e ka bërë edhe komunizmi. Njerëzit kur shkojnë në Stamboll, shkojnë për të parë pazarin dhe jo gradaçelat. Shtresëzimet janë si një libër qyteti. Janë shembur komplet qytete dhe e kanë rindërtuar ashtu. Polakët qendrën e qytetit të tyre e rindërtuan. Gratë e Pragës kanë nxjerrë bizhuteritë e tyre dhe e kanë ndërtuar teatrin ashtu siç ishte. Edhe mënyra se si është ndërtuar materiali tregon historinë e vet.

Tirana nuk ka nevojë për një teatër, ka nevojë për shumë teatër. Nuk ka një teatër ku mund të bëhet çdo shfaqje. Ideja që është e amortizuar është një ide manipulative. Ajo është një hapësirë që mund të pranojë 800 spektatorë. Amortizimi i saj është thjesht një nga format që ka gjetur Rama për të mashtruar duke i lënë gjërat të degradojnë, duke i lënë të duken të shëmtuara. Shiko si është bërë në krahun tjetër, i ka dhënë një pamje normale. Për mua duhet të ishte kthyer në identitetin e vet.

Është e njëjta ndërtesë, e njëjta kohë. Ku qëndron problemi? Qëndron tek mungesa e vullnetit ose vullneti për ta lënë për t’u shkatërruar. E dyta, supozojmë se u dashka ndërtuar një teatër i ri? Pse nuk ndërtohet diku tjetër? Supozojmë që ky duhet shkatërruar po ato 6 kullat pse duhen aty nga mbrapa? Si ka mundësi që t’i ke pretendime estetike dhe e mbyt me ato 6 kulla”, shtoi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

09:17 : 15/07/2025
AKTUALITET

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

09:16 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Ferr” deri në fund të muajit/ Meterologia: Ja çfarë na pret pas datës 21 korrik

08:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet në Greqi shqiptari me dy identitete, pritet ekstradimi

08:53 : 15/07/2025
BOTA

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

08:53 : 15/07/2025
AKTUALITET

Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm

08:35 : 15/07/2025
Para

Pas Devollit edhe Kavaja mbron me forcë bashkinë, çfarë pritet të ndodhë

TË GJITHA

Braçe denoncon krimin mjedisor: Ujërat e zeza po derdhen në Liqenin Artificial (VIDEO)

09:17 : 15/07/2025

Vlorë/ 17-vjeçarja qëlloi veten me armë zjarri, arrestohet babai, nën hetim gjyshi

09:16 : 15/07/2025

“Ferr” deri në fund të muajit/ Meterologia: Ja çfarë na pret pas datës 21 korrik

08:54 : 15/07/2025

Tentoi të vriste një person/ Arrestohet në Greqi shqiptari me dy identitete, pritet ekstradimi

08:53 : 15/07/2025

Serbia dhe Kina për herë të parë në stërvitje të përbashkët ushtarake

08:53 : 15/07/2025

Vetëdeklarimi i adresës në e-Albania me dokumente pronësie do të jetë i detyrueshëm

08:35 : 15/07/2025

Pse Rusia po i shton sulmet ndaj Ukrainës?

08:23 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com