• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Parandalimi i pastrimit të parave, si do të kontrollohen aksionerët e bankave…

09:45 : 25/07/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Institucionet shqiptare janë përfshirë në një valë ndryshimesh të kuadrit ligjor dhe rregullator për ta përshtatur atë me kërkesat e bëra nga Moneyval lidhur me masat për parandalimin e pastrimit të parave.

Pas një sërë akteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Autoritetit të Mbikeqyrjes Financiare, edhe Banka e Shqipërisë miratoi në fillim të korrikut vendimet që synojnë më shumë transparencë në lidhje me sektorin bankar lidhur kjo kryesisht me aksionerët.

Referuar ndryshimeve në rregulloren “Për licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së bankave dhe degëve të bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë” për herë të parë përfshihen terma të tilla si aksione të mbajtësit, aksioner përfaqësues dhe bankë guaskë.

Kjo e fundit sipas shpjegimit bërë në rregullore është një bankë, e cila nuk ka prani fizike, përfshirë mungesën e administrimit e drejtimit, si dhe nuk është e përfshirë në një grup të rregulluar financiar. Nga ana tjetër aksioneri përfaqësues është është aksioneri i regjistruar i një personi juridik, që mban aksionet në emër të aksionerit aktual (pronarit përfitues), në bazë të një marrëveshjeje.

Më shumë të dhëna për aksionerët e bankave

Lexo edhe:

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

Rregullorja e bankës vendos si kriter që në fillim të saj se në dokumentacionin e nevojshëm për licencimin e bankës dhe degës së bankës së huaj është e nevojshme që të paraqitet struktura e kapitalit të aksionerit të propozuar, deri në përfituesin e fundit me pjesëmarrje influencuese dhe joinfluencuese në kapitalin e bankës. Në informacionin sipas kësaj shkronje duhet të deklarohen nëse kjo strukturë përmban ose jo aksione të mbajtësit (bearer shares), ose aksioner përfaqësues (nominee shareholder). Më herët në rregullore kërkohej struktura e kapitalit të shoqërisë dhe pjesëmarrjet në shoqëritë në të cilat aksioneri i propozuar zotëron jo më pak se 10 për qind.

Po kështu, ndërsa më herët kërkohej lista e aksionerëve që kanë pjesëmarrëje influencuese në shoqëri të tjera. Me ndryshimet në rregullore kërkohen pjesëmarrjet e aksionerit të propozuar në shoqëritë në të cilat zotëron jo më pak se 10 (dhjetë) për qind të të drejtave të votës (në qoftë se është e aplikueshme), të shoqëruar me një përmbledhje të veprimtarisë/ve që këto të fundit kryejnë.

Për herë të parë sanksionohet se aksioenrët influencues duhet të paraqesin të dhënat për veprimtarinë tregtare të shtatë viteve të fundit. “ Të dhëna për veprimtarinë tregtare për shtatë vitet e fundit të aksionerit që propozon të zotërojë pjesëmarrje influencuese, si dhe pasqyrat financiare të audituara, të tre viteve të fundit, për çdo aksioner, që tregojnë se natyra dhe burimet financiare të aksionerit të propozuar janë të tilla që mund të sigurojnë mbështetje me kapital shtesë të veprimtarisë së bankës, si dhe evidencën e mjaftueshmërisë së mjeteve monetare në dorë dhe në banka, për pagimin e kapitalit” thuhet në pikën e riformuluar të nenit 7.

Të gjitha vërtetimet që kërkohen në fazën e licencimit të bankës duhet të kenë një afat lëshimi jo më pak se tre muaj nga koha e paraqitjes së aplikimit në Bankën e Shqipërisë.

Ndër të tjera shtohen edhe kërkesa të reja për dokumentacon të tillë si deklaratën e cila përmban informacion për marrëdhënie pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë(formulari 15), listën e pjesëmarrjeve të tërthorta në kapitalin e bankës, në një vlerë jo më të vogël se 5 për qind, të shoqëruar me informacionin e mëposhtëm: – dokumentin e regjistrimit në regjistrin tregtar si person/a juridik/ë dhe statutin/et e shoqërisë/ve,- dokumentacionin përkatës se nuk ka/në detyrime fiskale të prapambetura për t’u paguar për periudhën më të fundit, – deklaratën noteriale për shlyerjen e rregullt të detyrimeve ndaj të tretëve, – vërtetime, të lëshuara nga organet kompetente sipas juridiksionit përkatës, se: – personi nuk është në ndjekje penale (kur është eaplikueshme),- personi nuk është në gjykim për vepra penale (kur është e aplikueshme), – personi nuk është i dënuar penalisht (kur është e aplikueshme) personi nuk është në proces ekzekutimi të detyrueshëm për detyrime pasurore të pashlyera, – ndaj personit nuk kanë filluar procedura të paaftësisë paguese, të falimentimit ose të likuidimit etj.;

Çfarë ndodh kur ka dyshime për lidhje me shoqëri offshore

Rregullorja sanksionon se në rast se Banka e Shqipërisë konstaton, apo ka dyshime të arsyeshme se struktura e kapitalit apo burimi i tij lidhet me persona për të cilët ka dënime penale të formës së prerë, që kanë lidhje familjare apo marrëdhënie të ngushta personale, pune apo biznesi sipas përcaktimeve ligjore, me

aksionerët e propozuar, apo lidhet me shoqëri të regjistruara në parajsa fiskale ose offshore, njofton dhe kërkon nga Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave nëse ka informacion në lidhje me aksionerët e propozuar, si dhe pezullon procedurën e licencimit deri në një përgjigje nga kjo e fundit./MONITOR/

Lajme të lidhura

SPORT

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025
SPORT

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025
RAJONI

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025
BOTA

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025
AKTUALITET

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025
Para

Vrasja e Festim Latos, familjarët presin përgjigjet e ADN/ Dyshimet se …

TË GJITHA

Portugalia fiton Ligën e Kombeve, Ronaldo dhe portieri Costa heronjtë e finales ndaj Spanjës

23:48 : 08/06/2025

Portugali-Spanjë, goli i Ronaldos dërgon finalen e Ligës së Kombeve në shtesa

23:01 : 08/06/2025

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 08/06/2025

Reforma, Mali i Zi së shpejti me ditë pune 7-orëshe

22:52 : 08/06/2025

Autoritetet kufitare akuzojnë policinë e Los Angelesit: Iu dëshën më shumë se 2 orë për t’u përgjigjur

22:52 : 08/06/2025

Avokati: Ilir Meta do të lirohet shumë shpejt, është ezauruar çdo afat

22:42 : 08/06/2025

Klima e Antarktidës varet nga jashtëqitjet e pinguinëve, thonë shkencëtarët

22:38 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com