Michael Ngoo ka vijuar të thumbojë me mesazhe drejtuesit e klubit bardheblu.
Me një postim në “Instagram”, anglezi ka shprehur hapur që është i zhgënjyer.
“Ata bëjnë të fortin me personin që ka karakter dhe mbushin drekat e të dielave të ku**ave me ëmbëlsira. Falënderoj të gjithë tifozët e vërtetë të Tiranës dhe ‘Fanatics’, që më kanë shkruar. Forca Tirana!”, shkruan Ngoo.
27-vjeçari Ngoo ishte një nga sulmuesit më të mirë të Superligës dhe ndër lojtarët më me peshë në kampin bardheblu.