• Kontakt
Thursday, June 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kërkoi 80 mijë euro, prokuroria kërkon 5 vjet burg për gjyqtarin e Sarandës

11:52 : 08/07/2016
në AKTUALITET

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 5 vjet burgim dhe 3 vjet heqje të të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për gjyqtarin e Sarandës, Rasim Doda, i akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit…”.

Sipas prokurorisë, gjyqtari Doda i ka kërkuar 80 mijë euro një shtetasi, palë në një proces civil të drejtuar prej tij, në këmbim të dhënies së vendimit në favor të personit që duhet të bënte pagesën.
Hetimi ndaj të pandehurit u zhvillua fillimisht nën masën e sigurisë “arrest në burg” dhe më tej në “arrest në shtëpi”.

Nga hetimi i Prokurorisë për Krime të Rënda, rezulton në mënyrë të përmbledhur se:Ii pandehuri Rasim Doda, në cilësinë e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka kërkuar nga kallëzuesi Hasan Bushi në formën e përfitimit të parregullt një shumë prej 80.000 euro, me qëllim marrjen e vendimit gjyqësor në favor të këtij të fundit.

Më konkretisht; Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë, me gjyqtar të pandehurin Rasim Doda, ka qënë duke u gjykuar cështja gjyqësore civile me pale kundërshtare shtetasen Gjinovefa Shehu dhe shoqëria “K……” sh.p.k, me përfaqësues ligjor shtetasin H.B. Në datën 20.04.2015 është shpallur vendimi gjyqësor përfundimtar lidhur me këtë cështje gjyqësore, me anë të të cilit është pranuar kërkesë padia e shtetases Gjinovefa Shehu dhe është rrëzuar kundërpadia e shoqërisë “K…..” sh.p.k.

Në datën 19.04.2015, në mbrëmje pas orës 20.00, kallëzuesi H.B ka qënë duke shkuar te zyra e avokatit të tij F.L, ndërkohë është takuar në rrugë me të pandehurin Rasim Doda, i cili pasi i ka thirrur në emër i ka dhënë kallëzuesit një fletë të palosur duke i thënë se ky ishte vendimi për të nësërmen. Kallëzuesi ka hapur fletën e palosur ku ishte i shkruar dispozivi i vendimit gjyqësor dhe ka lexuar që sipas atij vendimi ishte pranuar pjesërisht kundërpadia e tij dhe se përfitonte një dëmshpërblim në shumën 88.659.066 lekë.

Lexo edhe:

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

Në këtë moment, i pandehuri Rasim Doda i ka bërë me shenjë me dorë për ndonjë lek, duke i bërë me shenjë në pëllëmbën e dorës që kallëzuesit i ka lënë të kuptonte së kërkonte shumën prej 80.000 euro. Kallëzuesi i ka shprehur me gjeste të pandehurit se nuk kishte para, ndërkohë që i pandehuri pas këtij momenti është larguar, duke i bërë me shenjë me gjeste se nuk do ta fitonte gjyqin, si dhe duke i lënë në dorë kallëzuesit fletën në të cilën ishte shkruar dispozitivi i vendimit. Kallëzuesi më pas ka shkuar i shqetësuar në zyrën e avokatit, të cilit i ka treguar për takimin me gjyqtarin e cështjes dhe se ky i fundit i kishte kërkuar një shumë prej 80.000 euro me qëllim dhënien e vendimit gjyqësor në favor të tij. Kallëzuesi i ka kërkuar avokatit numrin e telefonit të të pandehurit Rasim Doda dhe më pas i ka telefonuar disa herë, por i pandehuri nuk e ka hapur telefonin. Më pas, në orën 22:49 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh telefonik duke i thënë se, “mos më merr në qafë kot, cdo muhabet e ke bërë me avokatin, bashkë komunikojmë dhe mirë është të ngelemi miq për jetë. H.B”. Këtë mesazh telefonik kallëzuesi ia ka dërguar përsëri të pandehurit edhe në orën 01:24 të datës 20.04.2015.

Të nësërmen, më datë 20.04.2015, kallëzuesi H.B., është telefonuar nga i pandehuri Rasim Doda, në orën 07:00, ndërsa në orën 10:57 kallëzuesi i ka dërguar të pandehurit një mesazh tjetër, me përmbajtje “Mendoj se si malësor do ta mbash llafin. Nuk mbake besë. Ke nivelin e një mashtruesi. Mos më akuzo mua. H.B”. Në datën 20.04.2015, i pandehuri Rasim Doda ka shpallur vendimin gjyqësor, duke lexuar vetëm dispozitivin e vendimit, me të cilin ishte vendosur pranimi i padisë së paditëses GJ.SH. dhe rrëzimi i kundërpadisë së shoqërisë “K……” sh.p.k. Në këto rrethana, i pandehuri Rasim Doda është akuzuar se ka konsumuar elementët e figurës së veprës penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i K.Penal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025
SPORT

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025
AKTUALITET

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025
BOTA

Hakmarrja, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

22:25 : 19/06/2025
AKTUALITET

Bushati përplaset me Hasanin: Po mbani qëndrim ekstremist pro Izraelit, ata shfarosin fëmijë

22:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

22:12 : 19/06/2025
Para

Mall kontrabandë në Qafë Morinë, në pranga doganieri dhe tregtari (FOTO)

TË GJITHA

“Pretendim absurd i PD-së për mandatin e 14-të”/ Shehaj: Po monitorojmë rinumërimin

22:38 : 19/06/2025

Liverpool e ka seriozisht për Osimhen, përfshin në “pazar” Nunez dhe Chiesa

22:31 : 19/06/2025

Rinumërohen mbi 200 kuti votimit të Tiranës, si ka ndryshuar rezultati i 11 Majit

22:27 : 19/06/2025

Hakmarrja, Irani paralajmëron se do bombardojnë televizionin shtetëror të Izraelit

22:25 : 19/06/2025

Bushati përplaset me Hasanin: Po mbani qëndrim ekstremist pro Izraelit, ata shfarosin fëmijë

22:13 : 19/06/2025

“Lekët t’i hëngri Bukuria”/ 85-vjeçari akuzon ish-gruan se i ka marrë paratë: U ndava për imoralitet

22:12 : 19/06/2025

Gjermania miraton eksporte armësh me vlerë 4 milionë euro për Izraelin

22:06 : 19/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com