• Kontakt
Monday, June 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Katër vendimet e 2019 për pronat/ Nga privatizimi i aseteve të dhëna për 1 euro, te tjetërsimi i pronave…

14:12 : 21/07/2019
në AKTUALITET, EKONOMI

Katër ndryshime esenciale në legjislacionin për privatizimin apo dhënien me qira të pronave publike kanë lehtësuar dukshëm format e rrugët e kalimit të pronësisë nga shteti drejt subjekeve private, ndërkohë që e njëjta gjë ka ndodhur edhe me pengesat. I pari ishte në mars të këtij viti, i cili u ndezi dritën jeshile kalimit të pronësisë së pasurive shtetërore të dhëna me qira në favor të subjekteve që aktualisht i kanë në përdorim.

Në muajin prill, përmes një ndryshimi në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit, të miratuar në vitin 2008 për privatizimet, Këshilli i Ministrave, u krijoji mundësinë subjekteve privatë të përfitojnë edhe pa ankand apo tender një pasuri shtetërore.

Në qershor, Qeveria ndërmori disa ndryshime në legjislacionin që rregullon kalimin e sipërfaqeve të tokave bujqësore në troje ndërtimi, i cili lehtësoi ndjeshëm këto procedura, ndërkohë që në korrik, Këshilli i Ministrave dërgoi në Kuvend disa ndryshime në Ligjin për Planifikimin e Territorit, përmes të cilave bëhet e mundur që zëri i tokës, nga bujqësore në truall, mos të ndryshohet më me VKM, por të bëhet automatikisht në Agjencinë e kadastrës

Qiratë 1 euro

Përmes disa ndryshimeve në Vendimin për Kriteret e Vlerësimit të Pronës Shtetërore që Privatizohet apo Transformohet dhe Procedurat e Shitjes, në muajin mars të këtij viti, Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile kalimit të pronësisë së këtyre pasurive në favor të subjekteve që aktualisht i kanë në përdorim.

Lexo edhe:

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

Pasuritë shtetërore, të dhëna me kontratë qiraje ose enfiteozë, me sipërfaqe mbi 500 metër katrore i shiten në mënyrë të drejtpërdrejtë kontraktuesit nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike. Privatizimi mund të kryhet edhe nëse subjekti ka konsumuar 5 vite nga kontrata dhe në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 150 për qind të vlerës së truallit. Por edhe nëse përmbush kushtin e pesë viteve, përsëri mundësia e privatizimit është e hapur, në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 750 për qind të vlerës së truallit; dhe nëse nga ana e kontraktuesit janë respektuar kushtet e tjera të kontratës dhe ai nuk ka detyrime ndaj shtetit.

Privatizimi bëhet edhe më i lehtë për të gjitha llojet e kontratave 1 euro, qofshin ato objekt, truall nën objekt, truall funksional, linja teknologjike, makineri, apo pajisje. Privatizimi i tyre mund të kryhet në “çdo kohë, nëse kontrata është e vlefshme dhe brenda afatit të përcaktuar në kontratë, në rast se vlera e investimit të kryer prej tij është mbi 750 për qind e vlerës së truallit; nga ana e kontraktuesit janë respektuar kushtet e tjera të kontratës dhe ai nuk ka detyrime ndaj shtetit.

Tjetërsimi i pronave

Përmes një ndryshimi në Aktin Normativ me fuqinë e ligjit, të miratuar në vitin 2008 për privatizimet, Këshilli i Ministrave në muajin prill, u krijojë mundësinë subjekteve privatë të përfitojnë edhe pa ankand apo tender një pasuri shtetërore.

Synimi i kësaj shtese është zgjerimi i konceptit të privatizimit të parashikuar në aktin normativ, që krahas formës së privatizimit me mënyrën e tenderit, apo edhe të ankandit, parashikon edhe formën e privatizimit me metodën e “tjetërsimit”, pra duke ia kaluar direkt një investitori të interesuar pronën shtetërore, në përputhje me kritere që i përcakton sipas rastit të caktuar Këshilli i Ministrave.

Në relacionin që shoqëron ndryshimin, Këshilli i Ministrave sqaronte se një masë e tillë është marrë për t’u rritur investitorëve sigurinë në respektimin e së drejtës së pronës në vend.

Toka bujqësore për ndërtime

Në Qershor, Qeveria ndërmori disa ndryshime në legjislacionin që rregullon kalimin e sipërfaqeve të tokave bujqësore në troje ndërtimi. Scan ka zbardhur ndryshimet që propozon Këshilli i Ministrave në Ligjin e vitit 2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave të administrimit dhe mbrojtjes së tokës”, të cilat tashmë janë hedhur edhe për konsultim publik. Qëllimi i këtij projektligji është lehtësimi i procedurave dhe shkurtimi i afateve kohore për kalimin e sipërfaqes së tokave bujqësore në tokë truall për ndërtimin e objekteve për prodhimin, ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale, për struktura/objekte në funksion të agroturizmit si dhe veprimtari të tjera ekonomike.

“Nëpërmjet shtesave dhe ndryshimeve të propozuara bëhet e mundur që miratimi i kalimit të tokës bujqësore në kategorinë truall të realizohet në një kohë më të shkurtër, dhe sipërmarrësit të marrin më shpejt lejet e ndërtimit për fillimin e investimeve”, theksohet në relacionin shoqërues të draftit. Me qëllim lehtësimin e procedurave dhe shkurtimin e afateve, thekson Këshilli i Ministrave, propozohet që në piken 3, të nenit 11/1 miratimi i ndryshimit për sipërfaqet e tokave bujqësore deri në 5 ha që kalojnë në kategorinë tokë urbane (truall), të bëhet me urdhër të ministrit përgjegjës për bujqësinë. I njëjti ndryshim propozohet edhe për pikën 5/2 të këtij neni, por duke përfshirë në tipologjinë e ndërtimeve edhe strukturat/objektet në funksion të zhvillimit të agroturizmit, të cilat nuk janë të parashikuara në ligjin në fuqi.

Ndërkohë që për sipërfaqet deri 30 hektarë do të jetë Këshilli i Ministrave ai që do mund të marrë vendimin për kalimin nga tokë bujqësore në truall, duke i hapur rrugën pajisjes së subjeteve të interesuar me leje ndërtimi.

Ndryshimi nga tokë bujqësore në truall jo më me VKM

Në korrik, Këshilli i Ministrave nisi disa modifikime të Ligjit për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit, në mënyrë që të bëhet i mundur ndryshimi automatikisht i kategorive të tokës në momentin e regjistrimit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Scan magazinë ka zbardhur Projektligjin me ndryshimet të dërguar tashmë për shqyrtim në Kuvend, ku një vëmendje e madhe i është kushtuar pikërisht procedurave për ndryshimin e resurseve të tokës.

Në relacionin shoqërues të Projektligjit, Këshilli i Ministrave argumenton se gjatë shqyrtimit të aplikimeve të ndryshme për leje ndërtimi, është konstatuar se sipërfaqet, në të cilat kërkohet të ndërtohet, nuk gëzojnë statusin “truall”. Në këto raste zbatohen procedurat sipas legjislacionit të posaçëm për ndryshimin e resurseve të tokës. Këto procedura, thjesht formale, zgjasin në kohë, duke krijuar mospërputhje me afatet e shqyrtimit e të miratimit të lejeve, si dhe vonesa për aplikuesit.

Ndërkohë, shumë prej këtyre aplikimeve u referohen sipërfaqeve/zonave për të cilat janë miratuar dokumente planifikimi (PDZRK, PPV, PDV) apo dhe leje zhvillimi, ku parashikohen zhvillime, pavarësisht kategorizimit të tokës. “Për sa më sipër, sugjerohet që të parashikohet ndryshimi automatikisht i kategorive të tokës në momentin e regjistrimit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke vepruar në këtë mënyrë, në përputhje me parashikimet e vendosura në dokumentet e planifikimit apo lejen e zhvillimit”, thekson në relacion Këshilli i Ministrave./Scan/

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025
AKTUALITET

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025
BOTA

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025
AKTUALITET

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025
BOTA

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025
AKTUALITET

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025
Para

Thirrja publike e akademikut/ Koha që të veprojmë, pasiviteti dhe gjumi janë të pafalshme...

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 15/06/2025

Plagoset me Jet Ski turisti belg tek Shëmbi i Kavajës, dërgohet në gjendje kritike te Trauma

22:59 : 15/06/2025

Izraeli vret shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare në Iran, e konfirmon Netanyahu

22:50 : 15/06/2025

Operatorët ekonomikë shtojnë ankesat për tenderat

22:34 : 15/06/2025

Tragjedia me 279 viktima në Indi, dëmtimi i sediljes së pilotit shkaktoi rrëzimin e avionit

22:21 : 15/06/2025

Kapet me mbi 2 kg kokainë në valixhe, arrestohet një 22-vjeçare shqiptare në portin e Rodosit

22:08 : 15/06/2025

Trump shqyrton shtimin e 36 shteteve në listën e vendeve ku nuk lejohen udhëtimet

21:52 : 15/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com