• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kur firma e “Bablokut” tremb gjyqtarët më shumë se Vetingu

22:18 : 20/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Durrësit më datën 17 korrik morri një vendim që shpallte votimet e 30 qershorit të pavlefshme, me argumentin se në fletën e votimit ndodhej edhe një subjekt (Bindja Demokratike) që ishte regjistruar përtej afateve ligjore.

Vendimi në fjalë u pa si një rrufe në qiell të hapur nga Rilindja, e cila nisi sulmin ndaj gjyqtares që guxoi të rrëzonte votimet, por edhe si një mundësi për zgjidhjen e krizës politike në vend.

E ndërsa kandidatja e Rilindjes për Durrësin deklaronte se do të ankimonte vendimin e shkallës së Parë, pra do t’i drejtohej Apelit për të certifikuar mandatin, “ustallarët” kishin gati skemën për të marrë atë që nuk iu dha në të njëjtën gjykatë.

Për këtë mjaftonte të vihej në lëvizje kryebashkiaku në detyrë, Vangjush Dako me “duart si akullore”, duke bindur Gjykatën të bënte një seancë brenda 48 orësh, me një gjyqtar tjetër, që do të gjykonte të njëjtën çështje dhe do të shpallte një vendim që do të qetësonte “Bablokun”.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

Në dallim nga kërkesa e parë që ishte firmosur nga Valbona Sako, kërkesa e dytë depozituar në gjykatë mbante firmën e kreut të Rilindjes, liderit global, apo siç e quajnë G 99 e shndërruar në Rilindas, “Skëndërbeu”.

Është pikërisht Ai që ka dhënë sinjale mjaft të qarta ndaj gjyqtarëve, madje është akuzuar publikisht se i ka kërcënuar edhe një vendim që kishte të bënte me dënimin e një qytetari, që duhej të bëhej shembull, se nuk kishte paguar dritat.

Dhe jo vetëm kaq, deklaratat e Ramës në vitet e fundit kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke i cilësuar edhe “korporatë e krimit”, vështirë se nuk kanë mbetur në mendjen e atyre që sot vijojnë dhe shpresojnë të jenë pjesë e një sistemi drejtësie të nënshtruar nga Vetingu.

Sot “Babloku” ndjehet më i fortë, se kërcënimet, akuzat dhe paralajmërimet ndaj gjyqtarëve, mund të kthehen me shpejtësinë e dritës në një ndëshkim real për to, përmes një procesi që quhet Veting, dhe që është nën kontrollin e plotë të mazhorancës.

Mjafton të merren listat e gjyqtarëve dhe prokurorëve që sot janë përjashtuar nga sistemi, dhe atyre që kanë kaluar Vetingun për të kuptuar se çfarë mund t’i ndodhë çdo pjesëtari që me veprimin ose mosveprimin e tij mund të mërzisë “Skënderbeun”.

Dhe Ai e di mirë këtë gjë, ndaj nuk u shqetësua aspak se një gjyqtare, pjesë e Gjykatës së Durrësit, dha një vendim që i shpallte votimet të pavlefshme. Ai nuk u ndje, thjesht në heshtje, mendoi se si mund t’i ngrinte buzëqeshjen në buzë atyre që u ndjenë mirë dhe shpresuan se procesi mund të rrëzohej, pa pritur ngritjen, mbledhjen, funksionimin dhe shqyrtimin nga Kushtetuesja.

I vetmi që foli ishte Taulant Balla, që paralajmëroi mosnjohjen e vendimit të gjykatës.

Më pas gjithçka funksionoi me një kod heshtjeje, dhe brenda 48 orësh gjithçka u përmbys.

Gjyqtari i caktuar nuk e kishte problem të rrëzonte vendimin e një koleges së tij. Dhe për këtë ndoshta ai duhet mirëkuptuar. Në fund të fundit kërkesa që kishte para syve nuk ishte firmosur nga një emër anonim.

“Babloku i madh” nuk mund të humbasë kohë me vogëlsira dhe as të durojë faktin se një gjyqtare apo një gjyqtar, në Durrës apo Tiranë, nuk mund t’i çertifikojë votimet, për të cilat nuk nguroi të kërcënojë edhe në emër të BE dhe SHBA.

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025
BOTA

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025
AKTUALITET

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025
AKTUALITET

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025
RAJONI

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025
AKTUALITET

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025
Para

Nuk është rastësi/ Haradinaj në gjykatë, Rama me Erdogan, Macron me Vuçiç

TË GJITHA

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025

Shqipëria në shitje dhe blerja nga Jared Kushner

17:13 : 06/07/2025

Kërcënimi me bombë, Kurti: Serbia po zhvillon luftë hibride ndaj Kosovës

17:09 : 06/07/2025

Furgoni i pasagjerëve përplaset me makinën në Lezhë, tre të plagosur, një prej shoferëve i dehur

16:57 : 06/07/2025

Konflikti Izrael-Hamas, presidenti Herzog takon Netanyahun: Marrëveshja duhet, edhe me kosto

16:48 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com