• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Nuk është rastësi/ Haradinaj në gjykatë, Rama me Erdogan, Macron me Vuçiç

22:30 : 20/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Pa u shuar ende jehona e vizitës zyrtare të presidentit të Francës Manuel Macron në Beograd, kryeministri i Shqipërisë takon në Turqi, presidentin Rexhep Taip Erdogan. Takime në dukje rutinë, por vetëm rastësi nuk mund të konsiderohen, kur ditën e djeshme, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dha dorëheqjen për tu përballur me disa akuza që i kanë ngritur në Gjykatën Speciale për krimet e luftës.

Haradinaj ishte dhe mbetet i vetmi zë i fortë që doli haptas kundër ndarjes së Kosovës, të idesë së artikuluar nga Hashim Thaçi për “korrigjim kufijsh”, që u zbulua se ishte një skenar i parapërgatitur dhe gatuar në zyrat e botës së kulisave në Rusi, Serbi, Turqi apo edhe të lobimeve të disa zyrtarëve amerikan, që morën mbështetjen deri në vetëofrim për interesat tërësisht personale të Ramës dhe Thaçit. Në kupolën e epërme të këtij skenari, mendohet se qëndron George Soros, një personazh që luan fijet politike në vend me demokraci të pazhvilluar.

Kryeministri i Kosovës nuk u tërhoq as pas këtij presioni dhe lugunie çakejsh që sajuan shpejt një dosje për të shantazhuar burrin e luftës, që në çdo përballje ka marrë pafajësinë në Hagë. Ai nuk pranoi kurrsesi t’i futej një pazari që në fund do paguhej nga vetë Kosova por edhe shqiptarët në mbarë ballkanin.

Lexo edhe:

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Nëse Macron dhe atë që përfaqëson Franca në të tashmen dhe shkuarën kuptohet që kanë qenë dhe janë në favor të Serbisë, qëndrimi i kryeministrit tonë që shkon dhe takon Erdogan mban më shumë dilema.

Për ndarjen e Kosovës, ka pasur edhe ndikimin turk, që kohët e fundit është afruar me Rusinë edhe në aspektin gjeostrategjik, duke ngritur herë pas here plane për trazim të Ballkanit. Pikërisht vizita e paplanifikuar dhe e shpejtë e Ramës, vetëm një ditë para se Haradinaj të jepte dorëheqjen, po shton dyshimet se projekti për ndarjen e Kosovës mund të shtrohet sërish në tavolinë. Pa i hequr asnjë presje idesë ogurzezë, që Serbia të marrë Mitrovicën e Veriut, ndërsa Kosova të përfitojë një pjesë të Luginës së Preshevës.

Kjo ide ishte gati për tu nënshkruar nën siglën e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç, sigurisht nën vështrimin e kryeministrit Edi Rama. Plani nuk u shkoi për mbarë kur në Samitin e Berlinit çështja u rrëzua, ndonëse jo zyrtarisht, me këmbënguljen e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila muaj më parë është shprehur se është kundër çdo projekti që synon ndryshim kufijsh në Ballkan, pasi do shërbente si precedent i rrezikshëm për të gjithë rajonin tonë.

Për më shumë, i vendosur deri në fund u doli Ramush Haradinaj, që fitoi kredo të madhe politike në mbarë shqiptarinë ku haptas refuzoi çdo ide për “korrigjim kufijsh” duke u shprehur se ato treva janë mbrojtur me gjak dhe vetëm me gjak dhe luftë mund të lëshohen. Pikërisht për këtë qëndrim Haradinaj si një pengesë e pakalueshme duhet të largohej, ndaj u rrëmua për të sajuar një dosje hetimore, 20 vite pas përfundimit të luftës.

Të dy, si Erdogan ashtu edhe Rama, kanë pasur dijeni se një dosje e nxjerrë ndoshta nga hiçi, do të detyronin Haradinajt të lëshonte qëndrim, por as kjo ide nuk u eci, kur burri i luftës nuk u tut nga çdo lloj kërcënimi. Po kaq absurde është edhe fakti se Rama ende nuk ka reaguar për dorëheqjen e Haradinajt dhe përballjen e tij me Gjykatën Speciale për krimet e luftës. Si mundet që të mos reagojë kryeministri shqiptar për një çështje që nuk prek vetëm një individ, por gjithë popullin e Kosovës?

Përgjigja me shumë gjasë është në atë takim të tij me Erdogan, një politikan autoritar, i cili ka shtrirë ndikimin në Ballkan, më shumë duke shkuar në favor të lojës së Rusisë dhe Serbisë. Edi nuk mund të fshihet pas çitjaneve, as poshtë fustaneve të rilindseve të tij. Historia është “gjykata” më e rëndë që mund ta dënojë, ku në një rast ku varen fatet e kombit gjeti strehën në Serbi, Rusi apo Turqi, pa marrë parasysh interesave kombëtare.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025
AKTUALITET

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025
SHENDETI

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025
SPORT

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025
AKTUALITET

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025
Para

“Po nënvlerësojmë zakonin e Rusisë, për të blerë politikanë në Evropë”

TË GJITHA

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, SPAK regjistron procedim penal për gjyqtaren Irena Gjoka

23:30 : 03/07/2025

Horoskopi, e premte, 4 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 03/07/2025

Mbyllen mbi 500 biznese në dy vite në Korçë

22:56 : 03/07/2025

Më të mira kundër fryrjes së stomakut, zbuloni 6 ushqimet më të mira për të lehtësuar shqetësimet

22:51 : 03/07/2025

Presidenti i Lille e konfirmon zyrtarisht: Zhegrova ka kërkuar largimin!

22:47 : 03/07/2025

“Spiropali theu rekord”/ Krasniqi: E vetmja në Europë që përjashtoi 60 deputetë në një ditë

22:43 : 03/07/2025

“Pazari i Roskovecit”/ Andi Bushati: Zegjineja, bibë e pilotuar nga Rama!

22:38 : 03/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com