• Kontakt
Sunday, October 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ligj Censure”, shoqatat e medias i kërkojnë Ramës të tërheqë nismën antishpifje

08:31 : 20/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Projektligjet e propozuara nga kryeministri Edi Rama për “disiplinimin” e medias në internet u publikuan të enjten në faqen e Kuvendit të Shqipërisë duke shënuar nisjen e shqyrtimit parlamentar, por dhjetë organizata shqiptare publikuan një kritikë të ashpër të nismës duke kërkuar “tëheqjen e menjëhershme të tyre”.

Organizatat BIRN Albania, Civil Rights Defenders, Instituti Shqiptar i Medias, Instituti Shqiptar i Shkencave, Këshilli Shqiptar i Medias, Qendra Res Publica, Qendra Shqiptare MediaLook, Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë thonë se projektligjet në fjalë, jo vetëm që janë të paprecedenta si nisma ligjore në vendet e botës demokratike, por edhe të gabuara në thelb, të tilla që rrezikojnë vendosjen e një regjimi cenzure për fjalën e lirë në internet.

“Projektligjet në mënyrë të paprecedentë në vendet demokratike, synojnë të krijojnë një regjim kontrolli administrativ mbi median online,” shkruhet në deklaratë.

“Projektligjet i japin fuqi një enti administrativ shtetëror për të rregulluar përmbajtën e mediave online, ndërkohë që nuk adresojnë problemin e gjithpërhapur të propagandës së kamufluar si informacion dhe dizininformimit të sponsorizuar nga qeveria, njësitë e qeverisjes vendore dhe partitë politike,” vijon më tej deklarata.

“Ne inkurajomë Qeverinë Shqiptare të tërheqë dy projektligjet si dhe i bëjmë thirrje Kuvendit të Shqipërisë të mos i miratojë ato,” shkruhet në deklaratë.

Lexo edhe:

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

Kryeministri Edi Rama ka nisur prej kohës një fushatë denigrimi ndaj medias, shpesh duke akuzuar median si përgjegjëse për skandalet e ndryshme që kanë shpërthyer përreth qeverisë së tij. Kjo është nisma e pestë ligjore përgjatë një periudhe pesëvjeçare, përmes të cilave është synuar krijimi i një regjimi kontrolli ndaj “komenteve online”, medias në internet apo lirisë së shprehjes.

Të katër nismat e mëparshme, të njohura si “Nisma Rama” për kriminalizimi i shpifjes ndaj zyrtarëve të lartë, Amendamenti “Bregu” kundër komenteve online, “projektligji Harito” për tregtinë elektronike dhe “propozimi Balla” për regjistrimin e portaleve në kohë zgjedhjesh, kanë dështuar të miratohen pas protestave vendëse dhe ndërkombëtare. Por asnjë nga këto nisma nuk mbërriti deri në fazën e dorëzimit si projektligj në parlament, siç është rasti i dy projektligjeve të fundit.

Në relacionet e projektligjeve qeveria përpiqet të argumentojë nevojën për nisma të tilla me një gjuhë thuajse oruelliane, ku disa shqetësime konkrete për gjendjen e medias, të tilla si përqendrimi i industrisë së televizioneve në pak biznese, përdoren për të justifikuar krijimin e një regjistri kontrolli për të gjitha publikimet në internet, nga faqet e mediave konvencionale deri te blogjet personale të qytetarëve.

“Miratimi i këtyre projektligjeve në formatin aktual apo me ndryshime kozmetike do të ishte një hap pas për demokracinë dhe liritë themelore në Shqipëri dhe procesin e integrimit të vendit në familjen evropiane,” shkruajnë organizatat./BIRN/

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025
AKTUALITET

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

20:52 : 12/10/2025
AKTUALITET

Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë

20:35 : 12/10/2025
RAJONI

Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

20:24 : 12/10/2025
RAJONI

Nis numërimi në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Komisionerët të ruajnë votat!

20:13 : 12/10/2025
AKTUALITET

Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

19:57 : 12/10/2025
Para

Drejtësinë e jep Partia…/ Ish-deputeti i PS ironizon vendimet e gjykatës së Durrësit për votimet

TË GJITHA

Drejtësia që prodhoi padrejtësinë

21:05 : 12/10/2025

Nga nesër bllokohet aksi Vorë-Durrës/ ARRSH: Përdorni rrugën e Maminasit!

20:52 : 12/10/2025

Sherri në Bathore/ Policia: U konfliktuan disa të mitur, 5 të plagosur me thikë

20:35 : 12/10/2025

Kosovë/ KQZ publikon shifrat zyrtare: Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale është 39.07%

20:24 : 12/10/2025

Nis numërimi në Kosovë/ Reagon Albin Kurti: Komisionerët të ruajnë votat!

20:13 : 12/10/2025

Sherr masiv me thika në Kamëz, 4 të plagosur dërgohen me urgjencë te Trauma

19:57 : 12/10/2025

Ursula von der Leyen vjen nesër në Tiranë

19:48 : 12/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com