Është një prej xhamive më të vjetra në botë, e ndërtuar 1 mijë e dyqind vite më parë. Së fundmi, ky objekt fetar është zbuluar nga arkeologët në shkretëtirën Negev të Izraelit.
Mbetjet, që datojnë nga shekulli i 7 ose 8, u gjetën në qytetin beduin të Rahatit. Autoriteti i Antikve të Izraelit thotë se xhamia u zbulua gjatë punimeve në atë zonë.