Nënkryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Johann Wadephul flet për votime lokale në 30 Qershor, duke mos përmendur asnjëherë fjalën zgjedhje. Kancelaritë evropiane duket se janë të vetëdijshme se në 30 Qershor nuk pati zgjedhje por thjesht votime lokale, pasi dekreti i Presidentit sic edhe Kushtetua e përcakton e shfuqizoi këtë datë.
I pyetur nga gazeta “Standard” përmes një e-maili zyrtar mbi qëndrimin e tij për 30 Qershorin dhe mundësinë e negociatave në mesin e tetorit, Wadephul është përgjigjur në mail përmes Këshilltarit te lartë për Politikën e Jashtme në Grupin Parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Hans-Joachim Falenski. Ai pohoi se z. Wadephul nuk ka komente shtesë dhe se i qëndronte deklaratave strategjike të bëra pak javë më parë.
“Në emër të z. Wadephul unë do të doja të ju falënderoj për kërkesën tuaj për nje deklaratë mbi votimin lokal më 30 qershor dhe perspektivat tuaj për për marrjen e dritës së gjelbër për bisedimet e zgjerimit në mes të tetorit. Pasi ka bërë disa komente strategjike disa javë më parë z. Wadephul nuk ka ndërmend të komentojë situatën politike në këtë moment.” – thuhej ne pergjigjen e e-mailit per standard.
Por çfarë ka pohuar pak javë më para z. Wadephul ?
Në një reagim për “DW”, Wadephul komentoi në atë kohë pas dekretit të Presidentit, duke pohuar se tashmë në Shqipëri kishte një situatë të re dhe se partitë duhet të pranonin.
“Pas këtij vendimi të presidentit, ekziston një situatë e re politike. Të gjitha palët tani duhet të kërkojnë rrugën e pajtimit. Këtu përfshihen zgjedhje lokale demokratike me disa kandidatë të mundshëm. Kjo presupozon që të gjithë ta pranojnë vendimin e presidentit dhe pastaj të marrin pjesë në garën politike. Çdo gjë tjetër do të ishte jo evropiane dhe do t’i forconte në mënyrë të panevojshme dyshimet mbi dobinë e një procesit të aderimit. Kështu do të krijohej një bazë e re për një bashkëjetesë paqësore mes konkurrentëve politikë. Në Evropë, çdo qeveri duhet të pranojë një opozitë kritike, dhe çdo opozitë duhet të pranojë një qeveri efektive. Kjo është një bazë qenësore për një shtet të qëndrueshëm dhe demokratik. Nëse Shqipëria dëshiron të përshkojë këtë rrugë drejt Evropës, sigurisht që do të marrë çdo mbështetje nga Gjermania”, ishte shprehur politikani i lartë gjerman.