Rilindasit votuan javën e shkuar në parlament ngritjen e Komisionit hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.
Menjëherë pas ngritjes së këtij komisioni në rrjet kanë nisur dhe hamendësimet e para se me kë do ta zëvendësojë Metën, Rama dhe rilindasit në pushtet.
Fotografi i njohur Agim Rama shkruan se presidenti Ilir Meta do të donte që të pasohej nga një zonjë, e cila sipas tij është ish-ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Ja postimi i Ramës:
Do të ishte në nderin e PS0së që në karriken e presidentit të ardhshëm të ulej një zonjë si Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes. Ka nevojë ky dikaster së fundi që të jetë nga gjinia femërore. Mbase dhe Meta e dëshiron t’ja lërë postin një zonje.