Policia e Shtetit ka gjetur një mënyrë të veçantë për të uruar gratë, nënat dhe vajzat për festën e 8-marsit. Dhjetra efektivë policie janë shpërndarë në pikat kyçe në Tiranë për të ndaluar çdo drejtuese mjeti.
Fillimisht gratë apo vajzat shofere janë trembur, por efektivët me tu afruar tek xhami i automjetit u kanë zgjatur një buqetë me lule.
Në disa raste, përveç luleve ka patur edhe ndonjë këshillim për shoferet, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Ndjekim videon e mëposhtme :