Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia, ju ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen nesër protestës së opozitës për të larguar krimin dhe diktaturën.
Në statusin e tij në Facebook, Spahia shkruan se shqiptarët nuk do të bëjnë asnjë hap pas dhe do t’i shkojë deri në fund betejës së tyre për një Shqipëri si gjithë Europa.
Ja postimi i Spahisë:
Te gjithe bashke neser me 8 korrik per Shqiperine si Europa, ne mbrojtje te vendit tone te bekuar. Le te bashkohemi kunder diktatures se krimit. Me detyrimin dhe te drejten per te mbrojtur ate çka eshte me e shtrenjta per njeriun, Lirine. #asnjehappas #ramaik #lironite burgosuritpolitik















