Arbër Çepani, fituesi i “Big Brother 1” ka një fiksim të hershëm me Dua Lipën të cilën e përmend shpesh në Instagram.
Madje Arbri “lëvizi të gjitha gurët” vitin e kaluar në Sunny Hill Festival për të pasur kontakt me të por duket se diçka nuk shkoi siç duhet.
Arbri zbuloi aventurën e tij në “Thuaje me Pepsi” vitin e kaluar me Dojna Memën duke treguar se si me një makinë të vogël ‘smart’ shkoi në Kosovë për t’i çuar Dua-s, byrekun e tij. Edhe pse fillimisht menduan se ai po bënte shaka, Çepani tha se kjo histori është mëse e vërtetë. Duke njohur fillimisht babain e Dua-s të cilin e ka intervistuar më parë, Arbri u sigurua që byreku i tij tradicional shqiptar të shkonte në duart e ‘fiksimit’ të tij. Fatkeqësisht për Arbrin, byrekun e tij e kishte ngrënë i dashuri i këngëtares 23-vjeçare, Isaac Carew i cili është i dashuruar pas gatimit sidomos për ato tradicionale shqiptare.
Tashmë gjërat kanë ndryshuar. Dua Lipa vjen sërish në Sunny Hill këtë gusht dhe është ndarë edhe nga Isaac.
A ka Arbri një plan të ri? Sigurisht dhe e ndau me të gjithë sot në Instagram.














