• Kontakt
Thursday, May 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shqipëria rrezikon disa vite të mos marrë negociatat

10:03 : 05/07/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tetori i acartë për vendin tonë. Shqipëria rrezikon t’i largohet integrimit në BE gjithnjë e më shumë. Zgjedhjet, lidhjet e politikës me krimin e organizuar, klima e ashpër politike në vend mbesin disa nga faktorët që në tetor Shqipëria të mos marrë negociatat, ndërsa me sy tjetër shihet Maqedonia e Veriut. ZDF: Droga dhe lidhjet e mafies me politikën pengojnë Shqipërinë

Në gjashtë vite pushtet, kryeministri Edi Rama ka hapur “tre herë” shampanjën e marrjes së statusit si vend kandidat i Shqipërisë për në BE. Në të gjitha rastet ishte një dështim i padiskutueshëm, por propaganda vlente për qeverinë më shumë se e vërteta. Tashmë sa më shumë afron tetori, aq më me ankth pritet vendimi, i cili nëse do jetë negativ, atëherë mund ta fusë çështjen e integrimit në një spirale të paparashikuar, që mund të zgjasë me vite. “Shqipëria rrezikon të presë disa vite për datën e negociatave”. Kështu mendon gazetari i njohur kosovar, Augustin Palokaj, që raporton nga Brukseli prej shumë vitesh. Krimi i organizuar, korrupsioni në nivele të larta shtetërore, pandëshkueshmëria dhe trafiku i drogës, ishin dhe mbeten disa nga pengesat kryesore që vendi ynë të futet në paradhomën e Brukselit, me shpresën që në një të ardhme të jetë kandidate potenciale për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Këtyre problemeve serioze i shtohet edhe çështja e mungesës së zgjedhjeve të lira dhe ndershme, ku 30 qershori edhe pse në “parim” u mbështet nga ndërkombëtarët, të paktën si datë, për të mos krijuar precedentë, mbetët një njollë që po shihet më imtësi kur vjen çështja e marrjes së një date për hapjen e negociatave. Roli i qeverisë në këtë proces po shihet me dyshim, pasi ka zëra të rëndësishëm në Bruksel që mendojnë se qeveria shqiptare nuk ka bërë aq sa duhet për t’i ofruar opozitës garanci për “zgjedhje të lira dhe ndershme”. Në këtë situatë, goditja e vërtetë që mund të vijë për vendin tonë do jetë tetori i këtij viti. Si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut presin vendimin për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Nëse Maqedonisë së Veriut i hapen negociatat dhe Shqipërisë jo, atëherë nuk ka më dyshim se vendi ynë rrezikon t’i largohet gjithnjë e më shumë procesit të integrimit, madje duke bërë disa hapa pas.

Qeveria, zgjedhjet dhe krimi elektoral

“Edhe pse në parim në BE mbështesin zhvillimin e zgjedhjeve si një proces demokratik, edhe pse në parim BE-ja është gjithmonë kundër bojkotit edhe të Parlamentit, edhe të zgjedhjeve, në BE mendojnë se Rama nuk ka bërë sa duhet për të sjellë opozitën në tryezë dhe me sjelljen e tij ka acaruar edhe më shumë situatën. E përgjegjësinë gjithmonë e ka më të madhe ai që është në pushtet për të krijuar një klimë të duhur politike”, shkruan Palokaj. Kjo mbetet një frymë që po qarkullon dendur në Bruksel dhe sado që kryeministri dhe qeveria aktuale ta “shesin” këtë dështim si problem të opozitës, duket se nuk do bindë diplomacinë ndërkombëtare ky argument. Ndërkohë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin që në tetor të marrin më në fund dritën jeshile për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, sinjalet që vijnë nga Franca janë shumë pesimiste. Presidenti Emmanuel Macron është shprehur i vendosur për të bllokuar çdo zgjerim të BE-së derisa të realizohen reformat e thella brenda unionit. Pas samitit të zhvilluar tre ditë më parë në Bruksel, Macron tha: “Unë do të refuzoj çdo lloj zgjerimi përpara se të arrihet një reformim i thellë i funksionimit tonë institucional”. Presidenti francez e ka lidhur çështjen e stopimit të zgjerimit me një “riformatim” të vetë unionit, por nëse do të shihen me imtësi kriteret luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe emigrimit ilegal, Shqipëria e ka të sigurt një notë të fortë jokaluese, qoftë edhe në këtë “provim vjeshte” që do mbahet në tetor.

Lexo edhe:

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Ballkani Perëndimor mbetet një fuçi baruti

Kjo është e drejta, natyrisht është gjithmonë mirë që të merresh vesh me fqinjët e tu. Në rastin e Ballkanit Perëndimor, mbi të gjitha bëhet fjalë për fqinjë që nuk duhet të afrohen me fqinjë të tjerë si Rusia, Turqia apo shtetet me një interpretim më strikt të Islamit. Edhe Kina po investon dhe dëshiron të sigurojë pushtet dhe ndikim. Kjo është arsyeja se përse BE ka nisur të ashtuquajturin Procesi i Berlinit, që zhvillohet rregullisht që nga viti 2014 në një vend të BE. Kështu, gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të mbahen në paradhomën e pritjes së BE, thuhet në qarqet diplomatike të Varshavës. Megjithatë këto shtete të Ballkanit Perëndimor nuk janë një forcë homogjene. Pas luftërave civile në rajon në vitet ’90, tendencat nacionaliste dhe konfliktet etnike janë një problem edhe sot, Ballkani Perëndimor vazhdon të mbetet një fuçi baruti.

Negociatat e pranimit po zvarriten

Qëllimi i Procesit të Berlinit është që të mbajë para syve një perspektivë të pranimit në BE. Bisedimet e pranimit kanë nisur me Serbinë dhe Malin e Zi, me Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore mund të fillojnë relativisht shpejt, më larg janë Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina. Por negociatat e pranimit nuk janë ende një angazhim i vendosur se kjo do të ndodhë. Data më e hershme e pranimit për Serbinë do jetë viti 2025, duke përfshirë edhe Malin e Zi, që konsiderohet si kandidati më premtues. BE ka derdhur tashmë miliarda në Ballkanin Perëndimor për rindërtimin dhe projektet strukturore. Por korrupsioni në terren ose fondet e shpërdoruara të BE-së ndonjëherë i silurojnë këto përpjekje.

Pak besim te njëri-tjetri

Në gjashtë vendet e Ballkanit, njerëzit nuk i besojnë njëri-tjetrit dhe në vende si Bosnjë-Hercegovina, situata është veçanërisht e vështirë për shkak të grupeve të ndryshme etnike. Në vendin me 3.5 milionë banorë, myslimanët përbëjnë thuajse gjysmën e popullsisë, më pas vijnë boshnjakët serbishtfolës me rreth 30 për qind dhe katolikët kroatë me rreth 15 për qind. Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës ka qenë veçanërisht i bllokuar. Një minoritet serb në Kosovë mendon se është pjesë e Serbisë, kështu ndodh edhe me një pakicë shqiptare në Serbi. Përveç kësaj, ka edhe një mosmarrëveshje tarifore: në Kosovë po bojkotohen mallrat serbe. Një samit me slogane këmbëngulëse. Shqipëria, nga ana tjetër, ëndërron për Shqipërinë e Madhe, që mund të përfshijë Kosovën dhe pjesë të Maqedonisë Veriore. Në Shqipëri, krimi i organizuar, trafiku i drogës në shkallë të gjerë dhe përfshirja e mafies me politikë qëndrojnë në rrugën e pranimit të vërtetë në BE. Me shumë gjasë do jetë një samit me slogane këmbëngulëse. Bëhet fjalë për lidhjet e Ballkanit Perëndimor me BE-në, duke iu mbajtur kësaj qasjeje në mënyrë që vendet të mos kërkojnë partnerë të tjerë. Prandaj, shteteve duhet t’u ofrohet një perspektivë pranimi në BE-edhe nëse mund të marrë një kohë shumë të gjatë.

ZDF: Droga dhe lidhjet e mafies me politikën pengojnë Shqipërinë

“Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, është aktualisht më i preferuari i Kancelares Merkel nga liderët e Ballkanit Perëndimor. Ai ishte i vetmi që Merkel priti në Berlin në prag të samitit të Berlinit”, shkruante Deutsche Welle në pritje të nisjes së Samitit të Poznanit. Kurse ZDF shkruan se rrugën e Shqipërisë drejt BE po e pengon krimi dhe droga. Të enjten nis në Poznan të Polonisë Konferenca e Ballkanit Perëndimor- të premten do të takohen krerët e shteteve dhe të qeverive të BE-së. Kancelarja gjermane do të udhëtojë gjithashtu për atje. Bëhet fjalë për sigurinë në lagje- kështu pati deklaruar ministri i Jashtëm Heiko Maas, në prill të këtij viti, gjatë përgatitjeve për Samitin e Poznanit.

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025
BOTA

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025
SPORT

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025
Para

(VIDEO) EPIKE/ Dedikimi për Edi Ramën: Ndaj na paska ngelur Trap, gjithë ky alamet i gjatë...

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com