• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘Mbrojta demokracinë duke bërë zgjedhjet  në qershor’ Rama mburret në mediat italiane

14:01 : 02/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Duke mos i shtyrë zgjedhjet, mbrojta demokracinë, deklaroi kryeministri Edi Rama për gazetën e njohur italiane ”La Stampa”.

”Zyra e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama është një studio artisti, çdo faqe muri është e pikturuar. Paleta bojërash vaji, markera dhe pastele zënë skrivaninë. Ai është ulur dhe vizaton forma të ngjashme me kafshë imagjinare. Të dielën u mbyllën pa dhunë zgjedhjet më të vështira që nga fundi i komunizmit”, shkruan Letizia Tortello.

”Është një fitore e madhe, edhe për mua”, kërkon të thotë.

Por, vetëm një në pesë shqiptarë votoi. Rama, 54 vjeç, flet një italishte të përkryer (meritë e gjyshes, vajzë e një venecianeje).

Mpreh armët kundër presidentit, dhe bën shaka për mënyrën e veshjes: “Më kanë kritikuar pasi votova i veshur me një xhaketë elegante dhe pantallona të shkurtra me çorape. Kujtohuni që kam qenë i pari që kam veshur atlete me kostum. Sot jam në modë: bëj tendencë”.

Lexo edhe:

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

Kryeministër, si u zgjua Shqipëria pas votimeve të djeshme, të bojkotuara nga opozita?

”Shqiptarët që shkuan të votojnë shpëtuan vendin. Ishte në rrezik shteti i së drejtës. Nuk ishin zgjedhje vetëm për kryetarët e bashkive, kishte një rrezik shumë të prekshëm për përleshje. Nuk pati të tilla, sepse nuk ishte populli që i donte ato”.

Në ç’kuptim? Që nga shkurti mijëra manifestues zbresin në shesh për të kërkuar dorëheqjen tuaj.

”Ishte një inskenim, djem nga periferia ishin paguar për të sulmuar ndërtesat”.

Presidenti i Republikës nuk i njeh zgjedhjet tuaja? Çfarë do të ndodhë tani?

”Po zhvillohet një procedurë ‘impeachment’ për Illir Metën, do të shkarkohet nga Parlamenti për shkelje të rëndë antikushtetuese. Duke mbështetur bojkotimin e zgjedhjeve, dekretoi vetëvrasjen e tij politike duke shoqëruar drejt harakirit të gjithë opozitën”.

Kur ju ishit kandidat për bashkinë e Tiranës, në vitin 2006, kërkuat një shtyrje që u pranua. Po për sot, nuk vlen kjo gjë?

”Në atë kohë problemi ishte falsifikimi i dokumenteve të identitetit. Këtë herë opozita zgjodhi të tërhiqej përpara se të fillonte beteja. Shqipëria ka nevojë për ndërtimin e një shteti demokratik dhe europian. Kemi një traditë të brishtë për institucionet pas 50 viteve diktaturë, që na kishte transformuar në Korenë e Veriut të Europës. Duke mos i shtyrë zgjedhjet mbrojta demokracinë. SHBA dhe BE e kuptuan”.

Për të bashkuar vendin, a do të pranonit zgjedhje të parakohshme?

”Jo. Opozita nuk mund të marrë peng maxhorancën”.

E përditshmja gjermane ”Bild” ka publikuar përgjime që ju shohin në kontakte me narkotrafikantët. Akuza të rënda. A jeni i shqetësuar?

”Nuk kam nevojë të mbrohem nga asgjë. Po përgatitemi për një luftë të madhe kundër korrupsionit, një pastrim me rrënjë të shumë gjykatësve të korruptuar. Përgjimet janë pjesë e kësaj rruge”.

Ish-presidenti Sali Berisha ka thënë se Shqipëria me ju është shndërruar në një narkoshtet.

”Çfarë narkoshteti?. Ne çrrënjosëm kanabisin si fenomen kriminal. Çfarë duhet të themi për Holandën?.

Kush janë miqtë tuaj në Itali?

”Kam nderin të jem mik personal me Renzin dhe D’Aleman”.

Çfarë gabimesh bëri Renzi?

”Nuk më takon mua të gjykoj. Ndoshta është më e vështirë të qeverisësh Italinë se sa Shqipërinë”.

Pse?

”Ka shumë korporativizëm. Ne nuk kemi sindikata, të bësh reforma është më e thjeshtë. Në Shqipëri edhe reformat më jopopullore janë popullore, njerëzit i presin. Ka shumë dëshirë për Europën”.

A është gati Shqipëria për në BE?

”Po. Por vendimet për hyrjen tonë varen nga dinamikat e brendshme europiane”.

Si do ta bindni Këshillin Europian?

”Nëse politikanët e Brukselit do të shohin hartën, do të shohin që Ballkani është i rrethuar nga vende anëtare të BE: Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Greqia. Jemi si mëlçia i një trupi që quhet Bashkimi Europian”.

A do ta përballonte ekonomia juaj një anëtarësim në union?

”Ballkani është deri tani një mundësi e nënvlerësuar, ka një potencial të pamatë. Imagjinoj një anëtarësim në një BE më fleksibël. Duhet të jetë një Europë me shumë Europa: të Schengenit, të monedhës, të Mbrojtjes, të qytetarëve. Me këto rregulla është e pamundur. Gjyshërit, prindërit, fëmijët, nipërit nuk mund të kenë të gjithë të njëjtën peshë”.

Keni qenë një popull migrantësh. Çfarë mendoni për çështjen Sea Watch?

”Italia ka të drejtë, u vu në lojë për vite të tëra dhe ka bërë shumë për t’i pranuar. Mund të diskutohen metodat e qeverisë suaj, por unë nuk shoh metoda të tjera”.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

13:12 : 20/10/2025
AKTUALITET

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025
AKTUALITET

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025
AKTUALITET

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

12:55 : 20/10/2025
AKTUALITET

Fatos Nano në gjendje të rëndë në reanimacion prej 11 ditësh

12:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025
Para

Ja kush janë pjesëtarët e grupit kriminal PPPd

TË GJITHA

Dhunuan barbarisht Klea Prengën, 3 vite burg për Mariela Berishën, Antonela ‘ia hedh’ me shërbim prove

13:12 : 20/10/2025

Tuneli i Llogarasë/ Berisha: Hajdutët Lubi-Rama 220 milionë euro për të shkurtuar 12 minuta

13:07 : 20/10/2025

“Kontrata e Aeroportit të Vlorës është abuzive”/ Berisha: 135 mln euro ndahen mes Ballukut dhe koncesionarit

13:04 : 20/10/2025

Këlliçi denoncoi përfshirjen e 4 drejtorëve në fushatë, Komisionerja e KMSHC: Nuk jemi Shërbime Inteligjente

12:55 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë në reanimacion prej 11 ditësh

12:49 : 20/10/2025

Pastruan 1.25 mln euro, GJKKO dënon me 22 vite burg ish-drejtoreshën e Kadastrës Durrës dhe 3 të tjerët

12:43 : 20/10/2025

I shpërtheu granata teksa po punonte tokën, plagoset 49-vjeçari në Pogradec

12:21 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com