• Kontakt
Monday, June 22, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

30 qershori, stacion dështimi/ Ish-deputeti i PS: Kush blen votën, shet integritetin…

21:11 : 01/07/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputeti socialist, Arben Malaj, ka reaguar lidhur me votimet e 30 qershorit. Në rrjetin social, Malaj shkruan se kush blen votën, shet integritetin, duke shtuar se qeverisjet pa integritet prodhojnë kriza dhe varfëri.

“Në historinë politike të Shqiperisë 30 Qershori do të mbetet një stacion dështimi. Dështuam për celjen e negociatave, dështuam për zgjedhje shumëpartiake, dështuam për të gjetur konsensus dhe kompromis për sfidat kombëtare. Mungesa e lidershipit me vision evropian dhe kaosi institucional ushqyen këtë krizë”, thekson Malaj.

Postimi nga Arben Malaj

Kush blenë votën – shet integritetin. Qeverisjet pa integritet – prodhojnë kriza dhe varfëri.

Në historinë politike të Shqiperisë 30 Qershori do të mbetet një stacion dështimi. Dështuam për celjen e negociatave, dështuam për zgjedhje shumëpartiake, dështuam për të gjetur konsensus dhe kompromis për sfidat kombëtare. Mungesa e lidershipit me vision evropian dhe kaosi institucional ushqyen këtë krizë.

Lexo edhe:

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

30 Qershori vërteton se demokracia funksionale dhe shteti ligjore në Shqipëri janë dy shina të dëmtuara rëndë që e kanë ndaluar trenin e progresit në këtë stacion deshtimi

Sa do të zgjas ndalesa në këtë stacion është e vështirë të parashikohet, por një gjë është e qartë pa i rritur, zgjeruar dhe garantuar liritë themelore dhe pa bërë funksional dhe efektiv shtetin ligjore, cdo avancim përpara është i pamundur.

Mungesa e një zgjidhje nëpërmjet gjykatës kushtetuese ndërgjegjëson se sa të rënda janë pasojat e mungesës së shtetit ligjorë. Për shqiptart është shumë e vështirë që pas vitit 1991 të “përligjin” votimet një partiake.

Pavarësisht : (I) përse mbritëm deri këtu; (ii) se kush na solli deri këtu; (iii) se kush është përgjegjësi kryesorë apo dytësorë , nje gjë është e qartë shqiptarët po përjetojnë një situatë sociale dhe politike jo të zakonshme dhe ndodhen në pamundësi reale për tu ndjerë të lirë.

Liria e votes nuk garantohet thjeshtë nga disa rregulla proceduriale në ditën e votimit.

Liria duhet të ndjehet në cdo ditë të jetës të cdo individi.

Liria duhet të ushqej besimin dhe shpresën.

Liria duhet të nxit aktivizimin shoqerore dhe ta bëj shoqërinë tonë : (i) sa me optimiste; (ii) sa me dinamike; (iii) sa me ambicioze dhe (iv) sa me proactive për sfidat individuale dhe të vendit të saj.

Liria reale është kur ti nuk ndodhesh nën presione direkte dhe indirekte për tu mos qënë I lirë në përzgjedhjet e tua ekonomike e politike.

Një votues i cili ndodhet nën mungesën e lirisë për punë dhe promovim, nje votues që në cdo kontakt me administratën vendore dhe kombetare ka si test të parë se kujt partie I përketë, një i sëmurë apo I pa aftë që ndodhet nen presionin e humbjes së të drejtës se statusit te tij dhe nga ana tjeter disa te afte per tu paraqitur si te pa aftë i zvëndësojnë, ata nuk janë kurre të lirë.

Liria e votës duhet të imponoi, liri informimi dhe ndalimi të keq informimit.

Të kërcënosh votuesit me heqjen nga puna, nga fondet e asistencës, nga fondet e strehimit, apo ti joshësh se po votove për mua do të gjesh punë, do përfitosh nje asistence sociale apo kredi me kushte të buta, pra ti kërcenosh me pamundësinë për të jetuar të lirë është më shumë se një krim elektoral.

Garancia e votës së lirë lind dhe garantohet nga liritë themelore dhe jo nga komisioneret e qendrave te votimit dhe numerimit të tyre, te cilat jo rallë në disa zona janë qëndra të certifikimit të vjedhjes së votave.

Një pjesë e procesit rishitës të votave bëhet në qendrat e votimit apo numërimit. Nqs nuk garantohen, rriten dhe zgjerohen liritë themelore atëhere do të jetë përherë e vështirë të ndalen vjedhja e votës, blerja, shitja dhe rishitja e saj.

Kostot e krizës së 30 Qershorit 2019 nuk do të zhduken lehtë, ato janë sociale, ekonomike, buxhetore, financiare e politike, prandaj duhet që sa më parë mundësisht që në 1 Korrik të tentohet që partitë politike të ulen jo për të ndarë tepsinë e pushteteve, por të angazhohen për reformat e thella strukturore të sistemit politik dhe shtetit ligjore duke filluar me bërjen funksionale të institucioneve kushtetuese të vendit dhe reformën e gjyqësorit.

Duhen identifikuar, saktësuar dhe mbështetur përmirësimet : (i) në sistemin politik/ndryshime kushtetuese ;
(ii) në kodin zgjedhor dhe

(iii) në demokracinë e brendëshme të partive politike.

Disa ide për përmirësime përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare mund të përfshijnë :

I.Sistemi politik

A. Parlamenti
• Kalimi në një sistem politik të ri : (i) mazhoritar-propocional ose (ii) propocional kombetare me lista te hapura. Reduktimi I deficitit demokratik qe ka larguar votuesit nga perfaqesuesit e tij

• Reduktimi i numrit të deputetëve deri në 100, nga të cilat 80 të dpd dhe 20 me propocional

• Pjesa propocionale vihet në dispozicion vetëm për femrat, për të lehtësuar barazinë gjinore

• Krijimi i senatit për lehtësim të qarkullimit të elitave, mund te
jete 15-20 veta

• Kjo reform të bëhet pa krijuar struktura të kushtueshme

B.Lokale
• Numri bashkive duhet riparë në rritje, sepse shkalla e përqëndrimit është shumë e madhe dhe kjo ka dëmtuar zonat rurale. Opozita mund të bëj propozimet alternative.

• Anetaret e këshillave bashkiake/parlamentet vendore, të zgjidhen dpd – deficit demokratik

Aspekti administrative I zgjedhjeve lokale.
• Te ctensionohen ne maksimum, zgjedhje administrative për mirëqeverisjen e bashkive,

• Transparence maksimale financiare – llogari individuale të cdo kandidati për kryetar dhe raportim në kohë reale. Depozitim të draf buxhetit të fushatës dhe mbikqyrja në kohe reale.

• Fushata të mbetet në nivel vendore dhe të kufizohen aktivitete kombëtare dhe pjesmarrje të liderve partiake aq më shumë i kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë,

• Koha e fushatës të reduktohet në maksimum

• Media vendore të financohet për pasqyrimin e aktiviteteve të kandidatëve alternative

• Media kombëtare dhe rajonale të kufizohen për pasqyrimin e konkurimeve vendore, koha të matet dhe të jetë propocionale për cdo ditë, që të ndalen në kohe shkelja e kohës në dispozicion

3.Administrimi jo partiak i proceseve zgjedhore

• Organizimi I zgjedhjeve jo nga KQZ partiake por sipas modelit Italian, greke etje.

• Administrimi procesit të numërimit nga Avokatë, gjyqetarë dhe individë të certifikuar

• Penalizim ndaj administratorëve dhe certifikuesve të zgjedhjeve, për pa saktësi në nxjerrjen e rezultatit.

• Kufizimi I kohës së nxjerrjes së rezultateve, bazuar në experiencat më të mira në vendet e OSBE/ODIHR.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

09:19 : 22/06/2026
BOTA

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

09:09 : 22/06/2026
Lajmet e Dites

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026
BOTA

Kush flet për Evropën me Moskën?

08:42 : 22/06/2026
AKTUALITET

Sot protesta e 23-të/ Qytetarët të vendosur! Kalojnë natën te Kryeministria

08:29 : 22/06/2026
AKTUALITET

Këmbimi valutor 22 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:17 : 22/06/2026
Para

Raporti i OSBE-ODIHR, reagon ambasada e SHBA-së: Votuesit jo të përfaqësuar, të presim...

TË GJITHA

Fox News: Korrupsioni nxit protestat në Shqipëri! Rritet presioni ndaj Ramës

09:19 : 22/06/2026

Autoritetet ruse ndalojnë shitjen e karburanteve në Krime

09:09 : 22/06/2026

Deklarata e fortë e Trump: Meloni një nga liderët më të këqij ndaj SHBA-së

08:56 : 22/06/2026

Kush flet për Evropën me Moskën?

08:42 : 22/06/2026

Sot protesta e 23-të/ Qytetarët të vendosur! Kalojnë natën te Kryeministria

08:29 : 22/06/2026

Këmbimi valutor 22 qershor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:17 : 22/06/2026

Betonizimi i Tiranës shtrenjton parkimin, banorët 15 mln euro në vit për qëndrimin e mjeteve

08:08 : 22/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetcasibombetciobetpark girişUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetcasibomnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerJojobetMadridbetJojobetJojobetamgbahisgrandpashabetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis