Kreu i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, është shprehur se votimet e sotme janë fares. Mziu tha se nuk do të ketë tubime në zonën që drejton.
“Këto janë zgjedhje antikushtetuese. Sot do të tregohet se sa farsë janë këto zgjedhje. Në 30 vite nuk kemi parë zgjedhje me një kandidat.
Unë jam i bindur që këto zgjedhje nuk do të certifikohen nesër. Së pari të gjithë qytetarët ishin të interesuar për të pasur një proces konkurrues.
Të gjithë qytetarët janë distancuar nga kjo farsë, nuk po merremi me përplasje, se kjo i intereson edhe Ramës. Nuk do të ketë as protesta, thjesht do i bojkotojmë” , u shpreh Xhelal Mziu.