Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në mbarë vendin, teksa po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjet vendore të ditës së nesërme, në të cilat merr pjesë vetëm Partia Socialiste.
Shpërndarja e materialeve zgjedhore deri më tani nuk është shoqëruar me tensione dhe përplasje. Ndërkohë, për të bërë shpërndarjen janë angazhuar edhe vetë socialistët.
“BalkanWeb” raporton se kryetari i Partisë Socialiste në këtë fshat, Landi Shkrepa, i ka transportuar vetë materialet zgjedhore, me një makinë private.