Deputeti Lefter Maliqi, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Open”, në një moment teksa debatonte me gazetarin politik të “Rilindjes”, Alfred Peza, lidhur me sulmin që i adresoi kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar si të lidhur me krimin, replikoi dhe me moderatoren eemisionit.
Gjatë fjalës së tij Maliqi tha, ndër të tjera se në studion e emisionit ku ndodhej ishin pro të majtës.
“Të flasim tamam, pavarësisht se jemi në një studio të majtë. Unë dal përballë çdo njeriu”, tha Lefter Maliqi.
Ndërkohë kjo deklaratë e ka “habitur” moderatoren Eni Vasili, e cila iu drejtua deputetit Maliqi duke i thenë se nuk ka ngelur që ta vlerësojë ai.