Mëngjesin e sotëm, gjykata dha urdhër arresti për ish-kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski, i cili ndodhe azilant në Hungari. Por, menjëherë pas seancës gjyqësore, u la përsëri i lirë pasi gjykata e Budapestit vendosi që ai të mosekstradohet nga Hungaria.
“Kushtet për ekstradim nuk janë te vlefshme ” tha gjykatësja. Seanca ishte e mbyllur për mediat.
Maqedonia kërkoi ekstradim për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve për blerjen e Mercedesit në rastin e PSP-së me emrin “Tanku”, dhe për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill 2017, e që dyshohet se ka qenë një prej organizatorëve.
Gruevski siç shihet në fotografi është paraqitur me kapelë dhe me syze të cilat siç thoshte se kanë kushtuar vetëm 300 euro.