Iva Tiço është përplasur me aktorin Bujar Kapexhiu, në emisionin “Opinion”.
Duke u shprehur hapur kundër lëvizjes “Edhe unë”, Tiço tha se anëtarët e kësaj lëvizjeje po detyrojnë qytetarët të mos votojnë, duke i privuar nga e drejta e tyre.
Pas kësaj deklarate të Tiços, Kapexhiu ka thënë se ajo ngjan shumë me Elisa Spiropalin, zëdhënësen dhe admiruesen numër një të Edi Ramës.
Pjesë nga debati:
Iva Tiço: Ju po i detyroni qytetarët, që të mos shkojnë të votojnë. Çdo njeri ka të drejtë të votojë.
Bujar Kapexhiu: E di si po më dukesh? Njësoj si Spiropali…