• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rikonfirmohet në detyrë gjyqtarja e Tiranës/ Dyshimet e KPK dhe debati mes palëve

09:16 : 26/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE, VETTING

KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren në Gjykatën e Tiranës, Regleta Panajoti. Dy ditë më parë, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi mundësitë financiare të gjyqtares Panajoti, njëkohësisht kandidate për në Gjykatën Kushtetuese.

Më konkretisht mungesa e të ardhurave për të kryer disa blerje në pasuri të patundshme dhe një prej denoncimeve nga publiku, u dukën si problemet kryesore gjatë seancës dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Regleta Panajoti.

Trupa gjykuese që kreu procesin e vetingut për Panajotin përbëhej nga Genta Tafa Bungo kryesuese, Valbona Sanxhaktari, anëtare dhe Lulzim Hamitaj relator.

Sipas relatimit, Panajotit i mungonin 3.9 milion lekë për të justifikuar investimet e bëra, ndërsa nga një prej denoncimeve u gjet se një vendim i një trupe gjykuese në të cilën ajo ishte pjesë për pjesëtim pasurie, kishte probleme.

Panajoti kundërshtoi gjatë fjalës së saj qëndrimin e KPK mbi deklarimin e kursimeve cash në vite, duke thënë se nuk kishte pasur detyrim ligjor t’i deklaronte ato. Ajo tha se kishte sjellë prova për të treguar punën e bashkëshortit në emigracion dhe këmbënguli që ato të ardhura të deklaroheshin të ligjshme.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

Regleta Panajoti e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000 dhe punon prej gati dy dekadash në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë. Ajo ka kandiduar në dy thirrje të hapura për të plotësuar vendet vakante të Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë që procesi i vlerësimit të kandidatëve është duke u kryer nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.

Në seancën dëgjimore, Komisioni ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi kursimet e deklaruara nga gjyqtarja. KPK vuri në dukje se ajo nuk kishte deklaruar kursime cash deri në vitin 2016 dhe në këtë vit kishte deklaruar 3500 euro. Këto kursime ishin të justifikuara sipas relatorit Hamitaj. Por në deklaratën veting, Panajoti kishte shtuar se si vlerë cash kishte një shumë prej 5500 euro.

Hamitaj vuri në dukje se diferenca në kohë prej deklarimit të vitit 2016 deri në deklarimin veting nuk ia kishte mundësuar Panajotit kursimin e shtesës prej 2 mijë euro. Ai tha se gjyqtarja kishte sjellë shpjegime për këtë rast.

Po ashtu ai vuri në dukje se një shumë prej 12 mijë USD që ishte depozituar dhe tërhequr nga banka në vitin 2007 e padeklaruar në atë kohë dhe e deklaruar pas kërkesës nga KPK në veting, nuk rezultoi të kishte burime. Ngjashm, KPK vuri në dukje se Panajoti kishte deklaruar si burime të kursimeve, shuma parash që ishin deklaruar si të përdorura më parë në transaksione të tjera.

Hamitaj theksoi se gjyqtares sipas analizës financiare të KPK i mungonin 3.9 milion lekë për të kryer investimet dhe realizuar kursimet e deklaruara prej saj.

Panajoti u fokusua gjatë në vlerësimin e kursimeve të familjes. Ajo bëri një pasqyrë të detajuar të të ardhurave të saj dhe të bashkëshortit, ndërsa këmbënguli se mosdeklarimi i gjendjes cash në vite nuk mund të konsiderohej penalizues.

Gjyqtarja deklaroi se megjithëse nuk ishte deklaruar kjo shumë kishte ekzistuar. Sipas ligjit tha ajo shuma cash nuk kishte qenë detyrim për deklarim deri në vitin 2014. Ajo tha se ky detyrim ishte përfshirë specifikisht në vitin 2014, duke kërkuar deklarimin e të ardhurave “jashtë sistemit bankar”.

Ajo tha se nuk kishte pasur asnjë pengesë për të mos i deklaruar kursimet cash, por këmbënguli se ato vinin nga burime të ligjshme si pagat.

Panajoti i kërkoi KPK që të konsideronte si mundësi kursimi të saj dhe bashkëshortit shumën e të ardhurave të tyre që mbetej pas zbritjes së shpenzimeve minimale jetike për vitet (2002-2007) për të cilat ishte bërë analiza. Sipas saj vetëm nga këto të ardhura ajo dhe bashkëshorti kishin pasur mundësi të kursenin 64 mijë euro, duke konsideruar si shpenzime për këtë periudhë vetëm shumë prej rreth 4 milion lekësh.

Panajoti përmendi dy vendime të KPK që sipas saj mbështesnin atë në qëndrim. Ajo tha se e njëjta trupë nuk kishte mbajtur qëndrim penalizues ndaj gjykatësit E.R., i cili kishte mbajtur cash në shtëpi shumën prej 18.500 euro të përfituar nga një shitje. BIRN kuptoi se bëhej fjalë për rastin e kreut të Gjykatës Administrative Eriol Roshi.

Në përgjigje të këtij pretendimi anëtarja e trupës Valbona Sanxhaktari replikoi me Panajotin, duke i thënë se dy rastet nuk ngjanin dhe i tha se nuk ishte korrekte në atë që kishte thënë. Sanxhaktari i tha subjektit se ajo mund ta përdorte këtë në rast se do i duhej të ankimonte vendimin, por i sugjeroi që në seancë dëgjimore të përgjigjej për ato çështje që i ishte kaluar barra e provës.

“Ju duhet të provonin të kundërtën e barrës së provës për ju”, tha Sanxhaktari.

Panajoti po ashtu përmendi si shembull konfirmimin nga KPK të gjyqtarit A.D (BIRN kuptoi se bëhej fjalë për Ardian Dvoranin), i cili tha ajo kryeson Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe që sipas saj kishte kaluar edhe pse kishte pasur mungesë deklarimi likujditetesh.

Në përgjigje të një pyetje nga Hamitaj, Panajoti shpjegoi se çmimi i vënë në një kontratë shitjeje për një pronë në Korçë ishte një çmim i reduktuar dhe se reduktimi i çmimit në kontratë nuk ishte bërë prej saj, por prej dajallarëve që kishin pjesën e tyre në pasuri. Panajoti tha se ajo nuk mund të imponohej në kontratën në fjalë.

Në seancë mbeti pa përgjigje dyshimet e ngritura mbi profesionalizmin gjatë relatimit të Hamitaj. Ky i fundit vuri në dukje se, ndërsa nga 11 denoncime, 10 kishin rezultuar pa prova dhe probleme, një prej tyre ishte marrë në shqyrtim nga Komisioni.

Hamitaj tha se denoncuesi akuzonte gjyqtaren se nuk kishte marrë parasysh një testament dhe kishte bërë pjesëtim të padrejtë të pasurisë. Relatori vuri në dukje se megjithëse në një seancë në Gjykatën e Tiranës ishte pranuar depozitimi i testametit, në vendimin e marrë nga Panajoti dhe kolegët nuk bëhet me dije nëse ishte konsideruar testamenti dhe çfarë ishte bërë me të.

Në seancë nuk pati shpjegim rreth këtij momenti nga gjyqtarja. Hamitaj tha se ajo i kishte dhënë shpjegimet e saj trupës gjykuese. Ndërkohë, Panajoti rezultoi pa probleme sa i përket pastërtisë së figurës.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025
SPORT

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025
BOTA

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025
SPORT

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025
AKTUALITET

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025
RAJONI

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025
Para

Drama familjare e gjyqtarit të kolegjit zgjedhor Ridvan Eqrem Hado

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 1 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 31/07/2025

Egnatia vijon rrugëtimin në Europë, rrogozhinasit fitojnë edhe sfidën e dytë ndaj Dinamo Minsk

23:00 : 31/07/2025

Iluzioni i forcës totale, a është Izraeli në udhë pa kthim?

22:51 : 31/07/2025

Liga e Konferencës/ Dinamo arrin të kualifikohet, Vikingur-Vllaznia shkon në shtesa

22:46 : 31/07/2025

Vendimi i Qeverisë/ 815 mln lekë për shpronësimet e pronave private që preken nga porti në Porto Romano

22:44 : 31/07/2025

Me dekret presidencial, Dua Lipa bëhet zyrtarisht shtetase e Kosovës

22:28 : 31/07/2025

Etrit Berisha eliminon Anderlecht-in, pret penalltinë vendimtare dhe shënon atë të fitores

22:25 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com