Policia greke ka ndërmarrë kontrolle të befasishme në burgun e Koridallos, duke zbuluar një arsenal armësh të ftohta, që mbaheshin në qeli nga të burgosurit.
Kontrollet u kryen disa orë pas përleshjes në këtë burg mes të burgosurve që janë konfliktuar me thika dhe mjete të tjera prerëse.
Në vetëm pesë orë kontroll që u kryen në tre krahët e burgut të Koridallos, u gjetën shtiza, syze me kamuflazh, thika të improvizuara, si dhe gozhdë.
Më poshtë mund të gjeni galerinë e fotove me armët e zbuluara nga policia.