• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkitë e opozitës nuk tërhiqen: S’ka zgjedhje më 30 Qershor. Nga data 27 Qershor …

15:29 : 25/06/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Bashkitë që janë nën drejtimin e opozitës kanë vënë në dijeni Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se asnjë vendim i paligjshëm i këtij Komisioni nuk do t’i pengojë ato të marrin nën administrim ambientet në pronësinë e tyre, të zëna nga komisionet e administrimit zonal dhe grupet e numërimit. Bashkitë që drejtohen nga opozita i kanë dërguar të njëjtën shkresë njëkohësisht KQZ-së, ku vihet në dukje se i vetmi vendim për zgjedhjet, me fuqi ligjore, është dekreti i presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 Qershor.

Duke shprehur vendosmërinë për zbatimin e këtij dekreti në shkresën e bashkive të opozitës thuhet marrja nga KQZ e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese, çka po cënon sigurinë dhe stabilitetin demokratik në vend, nuk do të thotë që njësitë e qeverisjes vendore ta ndjekin pas KQZ-në në këtë absurd kushtetues.

“Ju bëjmë me dije se ne jemi të vendosur qё të marrim nën administrim ambientet, ku janë vendosur KZAZ dhe GNV, pa asnjë tolerim, pavarësisht pengesave të paligjshme që na janë krijuar nga Policia e Shtetit në të shkuarën.”– thuhet në shkresën e bashkive të opozitës, që përbëjnë gati gjysmën e bashkive të vendit.

Gjithashtu, kryebashkiakët, njoftojnë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se “në datat 27 Qershor deri në 2 Korrik, ambientet që ishin vënë në dispozicion për zgjedhjet, përpara shfuqizimit të datës 30 qershor nga Presidenti, do të jenë në dispozicion të qytetarëve për aktivitete të ndryshme artistike, kulturore dhe letrare, që do të organizohen nga bshkitë apo për tubime të tjera”

Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, kryebashkiakët njoftojnë KQZ-në se kanë shfuqizuar aktet me të cilat kanë dërguar listën e zgjedhësve pranë KZAZ-ve, si dhe aktet për vendet e qendrave të votimit në bashkitë e tyre, ku nuk do të lejohet vendosja e asnjë material zgjedhor, si dhe aket e propozimit për qendrat e votimit në ambjentet private.

Lexo edhe:

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

“Këtë njoftim po e bëjmë për efekt të detyrimit që ju keni për të mos çuar dëm materialet zgjedhore, sepse zaptimi i ambienteve tona me material, që nuk janë të autorizuara nga ne të futen brenda, do të shkaktojë asgjesimin e tyre të menjëhershëm, në funksion të lirimit të ambienteve, për realizimin e aktiviteteve të qytetarëve”-thuhet në shkresën e kryebashkiakëve. Ata shprehen se KQZ po vepron në paligjshmëri, kur i referon bashkitë të zbatojnë e rezolutën e Parlamentit, një akt me natyrë jo detyruese, dhe jo dekretin e Presidentit, akt me natyrë detyruese dhe i vetmi në fuqi nëlidhje me zgjedhjet.

Në shkresë lexohet qartë ironia me dy prej anëtarëve të KQZ-së, me Edlira Jorgaqin, e cila në një seancë në Gjykatën Kushtetuese deklaroi se “Kushtetuta mund të ndryshohet me vendim qeverie”, si dhe me Denar Bibën, i cili citohet në bisedën që shantazhonte në emër të qeverisë anëtarin e Gjykatën që të pranonte ofertën ose “do t’i ikte treni”.

Kryebashkiakët akuzojnë anëtaret e KQZ se po cënojnë rëndë autonominë vendore dhe kompetencat kushtetuese të njësive të qeverisjes vendore. “Ju mund të ndryshoni Kushtetutën me vendim Qeverie, por KQZ nuk është “superorgani” që drejton shtetin dhe as “treni që ndalon në stacionin e duhur” për të orientuar sjelljen institucionale të organeve kushtetuese.”- thuhet në shkresë.

Kryebashkiakët thonë hapur se duke mos zbatuar dekretin e Presidentit, gjë për të cilën do të mbajnë përgjegjësi personale, anëtarët e zgjedhur nga PS, e kanë shndërruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Komisionin e Garancive Statutore të Partisë Socialiste. “Në të ardhmen, ju lutem na kurseni kohën me shkresa e ultimatume të kota, sepse as nuk na impresiononi dhe as nuk e realizoni dot objektivin tuaj për të na intimiduar në ushtrimin me përgjegjshmëri të përgjegjësive tona kushtetuese e ligjore”- thuhet në shkresën e kryebashkiakëve të drejtuar nga opozita.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

13:23 : 04/09/2025
AKTUALITET

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

13:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët

12:44 : 04/09/2025
AKTUALITET

Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur nga influenceret

12:27 : 04/09/2025
AKTUALITET

“Një tra në Llogara”/ Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

12:10 : 04/09/2025
AKTUALITET

Goditet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë

12:00 : 04/09/2025
Para

Përgjimet e BILD/ Rama jep lajmin: Sapo i kam dhënë avokatit...

TË GJITHA

Sherri me thika në Korçë/ Gjykata lë në burg vetëm një nga 10 të arrestuarit (EMRAT)

13:23 : 04/09/2025

AKSHI pezullon tenderin 5 milionë euro të internetit

13:04 : 04/09/2025

Bllokohet spitali “Sante Plus”/ Nuk deklaroi fitimet dhe përdorte ilaçe të skaduara, në kërkim pronarët

12:44 : 04/09/2025

Rakipi e quan “profesion” prostitucionin: Të mos dënohet më, po ushtrohet hapur nga influenceret

12:27 : 04/09/2025

“Një tra në Llogara”/ Si po e pushtojnë resortet e të pasurve rivierën shqiptare

12:10 : 04/09/2025

Goditet rrjeti i kontrabandës së karburantit në Greqi, skemë me eksporte fiktive drejt Shqipërisë

12:00 : 04/09/2025

EMRI/ Arrestohet në Kolumbi “kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

11:46 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com