Mijëra qytetarë kanë mbushur bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në një nga protestat më të mëdha të organizuara nga opozita.
Nga sheshi “Nënë Tereza” deri te ai “Skëndërbej”, përgjatë bulevardit, mijëra e mijëra qytetarë prej më shumë se dy orësh kanë kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
“Ndizini dritat, ngrini lart shpresat e shqiptarëve”, iu drejtua Basha mbështetësve dhe qytetarëve të pranishëm në protestën e 9 kundër Edi Ramës.
“Gati jemi, në këmbë jemi, të vendosur për t’a çuar betejën deri në fund”, theksoi ai.