Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se veglat qorre të Edi Ramës në media po mundohen të përhapin panic lidhur me mitingun e opozitës që do të mbahet të premten në Tiranë, para godinës së Kryeministrisë.
Në një ndërhyrje telefonike në emisionin “Opinion”, Basha tha se protesta e nesërme e opozitës do të jetë më e madhja dhe më paqësorja që është zhvilluar ndonjëherë.
“Unë në protestë do të jem bashkë me dy vajzat e mia, ndaj i ftoj qytetarët të vijnë me fëmijët e tyre.
Kemi marrë çdo masë për të parandaluar çdo provokim dhe provokator, në bashkëpunim me shërbimet partnere që janë në Tiranë
Nuk mund të mos dënoj veglat qorre në televizione, siç është emisioni sot. Të cilët janë përpjekur për të përhapur panik për ditën e nesërme. Dua ti them qytetarëve, injorojini veglat qorre. Ata paguhen me paratë që vidhen nga ju. Ato kanë vetëm një qëllim: ti shërbejnë vetëm propagandës së qeverisë. Rrëzimi i Edi Ramës ka marrë fund tashmë në të gjitha kancelaritë e Perëndimit, siç ka rënë edhe para qytetarëve shqiptarë të ndershëm, demokratë e socialistë”, tha Basha.